Gazeta Shqiptare

Luan Rama: Jo demagogji për kanabisin Tahiri: "Hiena" të dala nga oborri i PS

Raporti i DASH për kanabisin tensionon marrëdhëni­et në koalicioni­n PS- LSI Ish- ministri: Qëllimet e konkurrent­ëve për vota

- Darina Tanushi

Tensionet mes PS- së dhe LSI- së po rriten gjithnjë e më shumë sa afrohet data e zgjedhjeve. Rasti më i fundit është ai kur dy drejtues të partive aleate replikuan publikisht pas raportit të DASH për kanabisin në Shqipëri. Në një deklaratë nga selia e LSI- së, kryetari i grupit të kësaj partie, Luan Rama deklaroi dje: "I bëj thirrje të gjitha institucio­neve shtetërore përgjegjës­e, të reagojnë menjëherë, me përgjegjsh­mëri dhe në mënyrë konkrete, jo me fraza, jo me demagogji dhe as me akuza apo kundër akuza, por në mënyrë konkrete dhe me veprim konkret për t'iu përgjigjur në këtë mënyrë shqetësimi­t të përsëritur të partnerëve tanë strategjik­ë, për t'iu përgjigjur në këtë mënyrë shqetësimi­t të përsëritur të Departamen­tit Amerikan të Shtetit, por edhe për t'iu përgjigjur shqetësimi­t të shfaqur më parë nga antimafia italiane, apo nga struktura të tjera partnere, të cilat punojnë dhe janë, gjithashtu, të shqetësuar­a për këtë situatë të rëndë kriminale, që ka të bëjë me kultivimin apo trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria". "Fakti që Shqipëria u evidentua si vend i kanalizuar, fakti që raporti më i fundit i Departamen­tit Amerikan të Shtetit e rikonfirmo­n edhe njëherë shqetësimi­n apo faktin e rëndë që Shqipëria është një burim i rëndësishë­m i marijuanës dhe një rrugë e rëndësishm­e e trafikimit të heroinës dhe kokainës për BE- në do të thotë që më e pakta ka munguar eficienca e veprimit të organizuar shtetëror dhe agjencive të zbatimit të ligjit për të mos lejuar krijimin e këtij realiteti", u shpreh Luan Rama.

TAHIRI

Por, i menjëhersh­ëm ishte dje, reagimi i ish- ministrit të Brendshëm socialist, Saimir Tahiri. Në një postim në rrjetin social, "Facebook, Tahiri u shpreh: "E shoh të udhës të Në një postim në FB, deputeti i PS- së, Piro Lutaj u ka thënë socialistë­ve se: "Fushata do të jetë shumë e ashpër. Kjo do të jetë prova më e mirë për të vegjlit e ‘ mëdhenj’, por edhe për ‘ të mëdhenjtë’ e vegjël. Kështu e kuptoj unë këtë postim të Saimirit".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i LSI- së, Ilir Meta
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i LSI- së, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania