Gazeta Shqiptare

Edi Rama: PD kërkon të rikthejë ' 97

Kryeminist­ri takon ambasadorë­t, i përgjigjet LSI: Raporti i DASH, provë se kemi luftuar kundër kanabisit "Një gjë është e sigurt, zgjedhjet do të bëhen në18 qershor"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj dje, kritikave që erdhën nga aleati PS- së, LSI pas raportit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit. Në një fjali, ai e përmblodhi kështu raportin e DASH: "Raporti i Departamen­tit të Shtetit provon sa shumë është bërë në luftën kundër kanabisit. Shumë mbetet për t'u bërë dhe do të bëhet se s'bën", shkroi dje, Rama. Ndërkohë më herët Kryeminist­ri pati një takim me ambasadorë të akredituar në Tiranë. Në takimin e zhvilluar në "Vilën 30", përballë zyrave të kryeparlam­entarit Ilir Meta, nuk ishte e pranishme ambasadorj­a e BE- së, Romana Vlahutin. Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, mësohet se janë njohur me pikëpamjet e diplomatëv­e të huaj për gjetjen e një kompromisi mes palëve në një kohë që opozita vijon prej një muaji protestën e ngritur në çadrën përpara Kryeminist­risë dhe po këmbëngul në kërkesën për qeveri teknike, madje së fundi edhe për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit. "TCH" citon se "ambasadori Lu ka këmbëngulu­r për vijimin e dialogut mes palëve dhe sidomos miratimin e institucio­neve të vetingut me rikthimin e opozitës në parlament. Vetingu mbetet kushti kryesor nga BE- ja për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimit Europian". Në përfundim të takimit me ambasadorë­t, kryeminist­ri Edi Rama nuk dha asnjë deklaratë, ndërsa vetëm ambasadori italian Kutilio konfirmoi faktin që situata politike ishte në qendër të bashkëbise­dimit dhe mesazhet për qeverinë dhe opozitën mbeten po ato të ministrit të Jashtëm italian, Angelino Alfano.

TAKIMI NË SHKODËR

Pas këtij takimi, Rama ishte dje, pasdite në Shkodër, ku u ndanë leje të reja legalizime­sh. Në fjalën që mbajti atje, Rama akuzoi PD- në se

kërkon të rikthejë ' 97- ën në Shqipëri. "Ju e dini që nuk është se e morëm shtetin shtet, e morëm shtetin çadër. E tani ata janë futur aty që ta bëjnë çadër prapë. E janë po ata që ( se jemi në mars të 2017) - aty brenda keni po ata që në mars të 1997, e kujtoni mirë se çfarë i bënë shtetit. Se ata, vetëm atë dinë të bëjnë. Po s'e patën ata, kërkojnë duke i vënë zjarrin, po e morën ata, çmontojnë pa i qarë hallin", u shpreh Rama. Gjatë fjalës së tij, duke folur për kërkesat e opozitës për zgjedhjet, Rama tha: "Një gjë është e sigurt, zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor. Gjykoni me qetësi dhe në fund vendoseni nëse doni me ik nga shtëpia që sapo u bëtë pronarë me u fut në çadër dhe ju apo doni që së bashku të vazhdojmë rrugën që kemi nisur". Për sa kohë ata që na votuan men- dojnë se unë dhe ne duhet t'ju shërbejmë juve, nuk ka forcë që e ndryshon këtë vullnet", tha më tej Rama. "Në 8 vjet nuk ishte bërë asnjë legalizim, zero. Të gjithë ata që kanë sot shtëpinë e legalizuar janë dëshmitarë­t më të mirë të së vërtetës që ky është një proces që mund ta bënim vetëm ne dhe ky është një proces që mund ta përfundojm­ë për të gjithë vetëm ne", u shpreh më tej, Rama. Kreu i ekzekutivi­t garantoi përfundimi­n e dy projekteve ku po punohet aktualisht, të rrugës ShkodërVel­ipojë dhe atë të Thethit, të cilat veçoi Rama, u premtuan nga të tjerë njerëz dhe po realizohen nga qeveria e majtë. "Shkodra me Voltanën në gjumë të thellë si Tirana me Lulin", u shpreh kryeminist­ri.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania