Gazeta Shqiptare

Kodheli: Vrasësit e marsit ' 97 dhe Gërdecit pengojnë sot vetingun

Ministrja e Mbrojtjes përcjell kontingjen­tin e Forcave Detare në Egje

-

Ministrja

e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi dje, se vrasësit e vitit 1997 dhe Gërdecit po pengojnë sot reformën në drejtësi dhe vetingun. Kodheli mori pjesë dje, në përcjellje­n e kontingjen­tit të 3- të të Forcës Detare në detin Egje. "Muaji mars sjell gjithnjë kujtime të hidhura për të gjithë ne, e në mënyrë të veçantë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Marsi i vitit 1997 shkërmoqi plotësisht strukturat tona ushtarake, sipas një skenari të qartë dashakeqës për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e një individi, i cili urdhëroi makabritet­e që asnjë udhëheqës europian nuk ia ka bërë vendit të tij", tha Kodheli. "E prapë, në marsin e 2008, po e njëjta klikë përmes abuzimit me pushtetin dhe me pasuritë publike, hodhi në erë një fshat të tërë, duke shkaktuar 26 të vdekur, qindra të plagosur e prona private të shkatërrua­ra. Nga babëzia për të përfituar nga arsenali ushtarak i Forcave të Armatosura. Nga parimi i tyre i përhershëm se familja është mbi shoqërinë, indi- vidi mbi vlerat sociale. Vranë, vodhën dhe gënjyen. Edhe u fshehën pas procedurës. I kemi sot mes nesh, të lirë. Janë po këta njerëz që sot, që të angazhuar me të gjithë forcat, pengojnë reformën në drejtësi, kushtin

MISIONET

"Kjo qeveri është e vendosur ta bëjë Shqipërinë anëtare dinjitoze të komuniteti­t euro- atlantik. Angazhimi ynë i pandërprer­ë do të bëjë që reforma të transformo­het konkretish­t në të mirë të vendit dhe shoqërisë, për të çrrënjosur përfundimi­sht kulturën e ndëshkuesh­mërisë si dhe për të kthyer besimin e qytetarëve te drejtësia", tha dje, Kodheli.

e vetëm për hapjen e negociatav­e të vendit tonë me Bashkimin Evropian. Pengojnë përparimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane", u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Kodheli.

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania