Gazeta Shqiptare

Basha: Xhafaj, ministër vetëm nëse kalon mbi trupat tanë

Kreu i PD- së, thirrje BE- së: Xhafaj ministër, akt lufte. Hapni sytë! "Ujk i vjetër i diktaturës, s'do bëhesh dot ministër"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës së djathtë, Lulzim Basha, gjatë takimit me ish- të përndjekur­it paralajmër­oi dje se opozita nuk do të lejojë që Fatmir Xhafaj të ulet në karrigen e ministrit të Brendshëm. Z. Basha e akuzoi atë si hetues të diktaturës komuniste dhe narkotrafi­kant, ndërsa kërcënoi se, "Fatmir Xhafaj do të futet në Ministrinë e Brendshme vetëm nëse do të kalojë mbi trupat tanë". Pas zotimit para protestues­ve, Basha i bëri thirrje Xhafajt që të tërhiqet nga aventura para se të jetë vonë, ndërsa zgjidhja sipas tij është vetëm qeveri teknike. Sipas kreut të PD- së, "zgjedhje të lira me xhelatët e diktaturës nuk ka dhe nuk do të ketë". "Sakrifica e një populli të tërë të izoluar, të shtypur, ku poetët vareshin në mes të qytetit për një poezi dhe për ata mijëra të rinj dhe të reja të klonuar në kufijtë e Shqipërisë, sepse ndiqnin ëndrrën e lirisë që gjendej jashtë diktaturës, rrezikon të përdhoset nga një kryeminist­ër nip i Byrosë Politike të Enver Hoxhës, i cili nuk u mjaftua me gjëmën e kriminaliz­imit dhe drogës, por ka vendosur t'u propozojë shqiptarëv­e për Ministër të Brendshëm, një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës së Enver Hoxhës, një njeri që ka torturuar me duart e tij djem dhe vajza të Krujës, një njeri që pasi hoqi kostumin e hetuesisë, veshi bashkë me të vëllian e tij kostumin e narkotrafi­kantit të kokainës, ky është Fatmir Xhafaj. Shqiptarët e dinë se Fatmir Xhafaj ka qenë ujk i vjetër i diktaturës dhe narkotrafi­kut. Nga ky shesh le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e Ministrisë së Brendshme, përveçse mbi trupat tanë. I bëj thirrje Xhafës që të tërhiqet nga aventura që ka nisur. Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Bren-

 ??  ?? Protesta e opozitës
Protesta e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania