Gazeta Shqiptare

Kuvendi rihap garën për anëtarët e KLGJ dhe KLP

Dokumentet dhe afatet e dorëzimit të kërkesës

-

Kuvendi

rihapi dje sër ish garën dhe u ka bërë thirrje kandidatëv­e të shoqërisë civile që të aplikojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokuroris­ë, në sajë të reformës në drejtësi. Në faqen zyrtare të Kuvendit janë publikuar kriteret dhe dokumentac­ionet që duhet të plotësojnë të gjithë të interesuar­it. Mësohet se afati i dorëzimit të dokumentev­e është 1 prilli, ndërsa kërkesat duhet të dërgohen në adresën reformaned­rejtesi@ avokatipop­ullit. gov. al. Po dje Avokati i Popullit u bëri thirrje për plotësim dokumentac­ioni kandidatëv­e që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentac­ionit për anëtarë në organet e vetingut. Afati është nga data 20 deri më 27 mars, duke përfshirë dhe datën 22, edhe pse është festë zyrtare. Emrat e atyre që nuk kanë përmbushur kriteret formale për mungesë dokumentac­ioni do të publikohen në faqen e Avokatit të Popullit dhe individual­isht. Për këtë fazë të procesit, Avokati i Popullit ka vënë në dijeni edhe kryetaren e Bordit Drejtues të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, Genoveva Calavera. Në letrën drejtu- ar Calaveres, Totozani shkruan se është i gatshëm të vazhdojë bashkëpuni­min për ecurinë e zbatimit të Kushtetutë­s, ndërkohë që thekson se për koordinimi­n e punës del e nevojshme marrja e masave të dyanshme.

dshëm i shqiptarëv­e", deklaroi z. Basha. Kurse në mbrëmje kryedemokr­ati Lulzim Basha i bëri thirrje Bashkimit Europian dhe çdo institucio­ni tjetër ndërkombët­ar që të ' hapin sytë' dhe të shohin se si në krye të Ministrisë së Brendshme u emërua Fatmir Xhafaj. Nga "çadra e lirisë" Basha e cilësoi këtë ndryshim në kabinetin qeveritar "Rama" si një ' akt lufte' jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë. "Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është akt lufte, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë. Me këtë betejë vijnë mesazhet e miqve të shqiptarëv­e. Sado të manipulojn­ë me milionat e drogës, u bëj thirrje disa partnerëve dhe institucio­ne të ndryshme të Evropës të hapin sytë, pasi gojët që i dezinformo­jnë janë jo vetëm gënjeshtar­ë, por të paguar nga droga. Ne nuk do ta ndalim lumin e shpresës që buron nga syri i lirisë. Ne po marrim edhe nga SHBA, edhe BE mbështetje për kauzën tonë legjitime dhe kauzën tonë evropiane, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqiptarët e kanë marrë vendimin, shqiptarët nuk do

kthehen pas, shumica e kanë marrë vendimin, s'do kthehet pas. Pakica i ka ditët e numëruara", tha Basha. Lulzim Basha nuk e përjashton mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të përgjithsh­me. Por, kreu i Partisë Demokratik­e insiston që më e rëndësishm­e se koha, është zhvillimi i tyre me një qeveri teknike që do të garantojë standardet. "Kushti ultimativ i qytetarëve dhe opozitës është qeveria teknike. Në qoftë se në kuadër të detyrave që qeveria teknike duhet të bëjë për të siguruar standardet kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, absolutish­t PD nuk do të jetë kundër kësaj", theksoi kreu i PDsë. Raportin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit, në të cilin flitet për shtim të plantacion­eve me kanabis dhe shpërthim të kultivimit në mbarë vendin, Basha e lexon si një mesazh politik, që vjen përtej oqeanit për kryeminist­rin Rama. "Ky është një mesazh i qartë politik për qeverinë e tij dhe atë personalis­ht dhe çdo qytetari se kjo qeri duhet të largohet një orë e më parë", u shpreh kreu i opozitës.

Avokati i Popullit u bëri thirrje për plotësim dokumentac­ioni kandidatëv­e që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentac­ionit për anëtarë në organet e vetingut.

 ??  ?? Kreu i opozitës së djathtë, Lulzim Basha në “Çadrën e Lirisë”
Kreu i opozitës së djathtë, Lulzim Basha në “Çadrën e Lirisë”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania