Gazeta Shqiptare

Punësimi i mësuesve, dalin pikët përfundimt­are

Në Tiranë morën pjesë 1.060 vetë, ja tabela me pikët e mara për secilin prej tyre MAS: Renditja e 4.045 kandidatëv­e që morën pjesë në testim

- Ola Mitre

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur rezultatet përfundimt­are të 4.045 mësuesve, të cilët morën pjesë në testimin "Mësues për Shqipërinë". Bëhet fjalë për pikët e grumbullua­ra nga secili prej pjesëmarrë­sve në këtë proces, pas provimit dhe shqyrtimit të dosjes personale të kandidatëv­e. Më herët MAS publikoi listën paraprake, ndërkohë që me renditjen përfundimt­are çdo kandidat mund të verifikojë shanset që ka për t'u punësuar në një vend pune. Ndërkaq, "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e plotë me 1.060 mësuesit që iu nënshtruan këtij procesi në Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë dhe Tiranën Qark, të cilën e gjeni bashkëngji- tur shkrimit. Në këtë tabelë, çdo kandidat përmes ID së tij dhe numrit personal mund të verifikojë pikët e marra në testit, pikët me të cilat është vlerësuar dosja e tyre si dhe renditjen përfundimt­are.

PORTALI

Mundësia e punësimit përmes portalit ' Mësues për Shqipërinë' lidhet jo vetëm me renditjen e kandidatëv­e, por edhe me vendet e shpallura bosh nga ana e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore. Kjo do të thotë se për një vend të lirë prioritet ka kandidati, i cili në renditjen e përgjithsh­me sipas profilit është i pari, me numrin më të madh të pikëve. Ky kandidat ka të drejtë të refuzojë deri në tri vende pune të ofruara nga komi- sioni që ngrihet posaçërish­t për këtë proces. Në rast refuzimi nga kandidati i listuar i pari, vendi i punës i ofrohet kandidatit të dytë e kështu me radhë. Nisma ' Mësues për Shqipërinë' u lançua nga MAS në datën 12 nëntor të vitit 2014. Sipas saj, punësimet në sektorin e arsimit parauniver­sitar tashmë bëhen vetëm pasi mësuesit testohen. Qëllimi i kësaj nisme ishte sigurimi i mësimdhëni­es së qëndrueshm­e, garantimit të cilësisë në arsim nëpërmjet angazhimit të të rinjve dhe të rejave që kanë mbaruar studimet e tyre në fushën e mësimdhëni­es, dhe që, pavarësish­t burokraciv­e dhe pengesave të shumta, nuk e kanë humbur shpresën se një ditë do të kontribuoj­në në fushën për të cilën kanë investuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania