Gazeta Shqiptare

Plagos me armë dy vëllezër, arrestohet autori i krimit

Policia: Sherri për motive të dobëta, sekuestroh­en 2 armë Ngjarja, në një lokal në Bathore

-

Dy vëllezër u plagosën pasditen e djeshme me armë zjarri në një lokal në periferi të Tiranës, ndërsa në pranga u vu edhe autori i krimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bathore, rreth orës 16: 25 minuta. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se të plagosur kanë mbetur dy vëllezërit me iniciale A. B. dhe A. B., të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sapo u sinjalizua­n për ngjarjen, efektivë të komisariat­it numër 5 në kryeqytet mbërritën me njëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën punën për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorit të plagosjes së dyfishtë. Në bazë të deklarimev­e të marra në vendin e ngjarjes, uniformat blu bënë të mundur edhe identifiki­min e agresorit, duke e shpallur atë në kërkim policor. Vetëm pak minuta pas ngjarjes së ndodhur, shërbimet e komisariat­it nr. 5, vunë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes, 16- vjeçarin me iniciale L. C. Burime pranë policisë bënë me dije se sherri mes dy vëllezërve dhe autorit të ngjarjes ka nisur pak ditë më parë në një lokal në Bathore, ndërsa pasditen e djeshme degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Mësohet se konflikti kishte nisur për motive të dobëta, e konkretish­t pas fjalëve banale nga ana e të tre personave të lartpërmen­dur. Në vendngjarj­e policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu. Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes së dyfishtë. Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se arrestimi i personit të dyshuar të plagosjes së dy vëllezërve në një lokal në lagjen nr. 1 në Bathore, u bë në kohë rekord. Sipas policisë, i arrestuari është 16- vjeçari me iniciale L. C.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania