Gazeta Shqiptare

Dritan Sinani furnizoi me armë grabitësit e bankës

Njohja e tij me Admir Muratajn

-

Dritan

Sinani, njëri prej autorëve të dy grabitjeve në rrugën e Rinasit, i arrestuar pak ditë më parë, dyshohet se është një nga njerëzit që ka siguruar një pjesë të armëve të përdorura në grabitjen e Rinasit me 9 shkurt të këtij viti. Po ashtu, sipas policisë së Tiranës, ai dyshohet se ka përgatitur shpërthimi­n e burgut të Trikallës në Greqi, në mars të vitit 2013, duke furnizuar me armë të burgosurit shqiptarë që drejtohesh­in nga Ilir Kupa, raporton Tv Klan. Pjesë e këtij grupi ishin edhe Klement Çala e Admir Murataj që konsideroh­et si kreu i grupit që organizoi dy grabitjet e 7 milion eurove në dhjetor 2015 dhe shkurt 2017 në rrugën Qafë Kashar - Rinas. Ndërsa Ilir Kupa e disa të arratisur të tjerë nga burgu i Trikallës u bënë pjesë e grupit të Babagjyshë­rve, përgjegjës për dhjetëra grabitje të armatosura të dyqaneve të floririt, një prej të cilave përfundoi me vrasje, në Dibër të Madhe të Maqedonisë. Në nën- tor të vitit 2015, Sinani u kap me një sasi droge Kanabis Sativa nga policia, ndërsa lënda narkotike dyshohet se synohej të trafikohej në Greqi me autobus. 43- vjeçari, kishte hyrë në lidhje fillimisht me Admir Muratajn, pasi gjatë kohës që udhëtonte në Greqi si shofer i një linje autobusësh, i dërgonte porosi të ndryshme Muratajt nga familja e tij që gjendej në Sh- qipëri. Ai i kishte ruajtur marrëdhëni­et me Admir Muratajn dhe një pjesë të personave me të cilët me 9 shkurt sulmoi blindën e një banke të nivelit të dytë duke marrë 3.2 milionë euro. 43vjeçari Sinani, u arrestua nga policia të martën në mbrëmje bashkë me Aleksandër Muratajn, vëllai i Admir Muratajt, i cili vijon të jetë në kërkim si organizato­r i grabitjes. Deri më tani numri i anëtareeve të arrestuar të këtij grupi ka arritur në 8, ndërsa ditën e sotme Sinani e Murataj do të njihen me masat e sigurisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania