Gazeta Shqiptare

Sheshi "Veliera", përleshen 2 grupe protestues­ish, 10 persona të plagosur

Policia: Sherri nisi për stemat e PD- së. Bylykbashi: Të rinjtë u futën nga Rama Konflikti mes Lëvizjes Studentore e Shoqërisë Civile

- Klodiana Haxhiaj

Protesta e radhës kundër projektit të sheshit "Ve liera" në Durrës ka degjenerua­r në përleshje, ndërsa pas përplasjes, policia ka shoqëruar 8 persona dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për disa prej tyre. Ashtu siç ishte paralajmër­uar, në orën 22: 00 të së enjtes, përfaqësue­s Shoqërisë Civile ( rreth 50 veta) janë mbledhur në tubim paras Torrës Veneciane. Protestues­it që përfaqësoh­eshin nga ambientali­sti i njohur Sazan Guri kishin vendosur që ta gdhinin natën jashtë, por nuk ka ndodhur kështu, pasi protesta ka dështuar. Mësohet se rreth orës 23: 30, grupimit të Shoqërisë Civile i janë bashkuar edhe disa studentë (" Lëvizja Studentore e formuar për mbrojtjen e sistemit të vlerave dhe kundërshti­min e pseudo- shtetarëve") që përfaqësoh­eshin nga Edian Kulluri. Fillimisht të dy grupimet deklaruan se janë të vendosur për të vijuar protestat e tyre në mbrojtje të trashëgimi­së arkeologji­ke të qytetit bregdetar, që sipas tyre po shkatërroh­et nga kryebashki­aku Vangjush Dako. Ata improvizua­n edhe disa stola para Torrës Veneciane. Por, dy orë pasi kishte nisur protesta midis dy grupimeve nisi një konflikt, që degjeneroi deri në përplasje fizike midis tyre. Si pasojë e përleshjes, 10 persona kanë përfunduar në spitalin e Durrësit, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Pas sinjalizim­it për përleshjen, blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit dje bënë me dije se konflikti mes protestues­ve ka marrë shkas nga parullat politike dhe stemat e bluzave dhe të kapeleve me logo të PDsë të përfaqësue­sve të Shoqërisë Civile. Ndërkohë, konflikti ka bërë që të dështojë protesta. Pas ngjarjes ka reaguar kreu i PD- së së Durrësit, Oerd Bylykbashi. Ai deklaroi dje se kanë qenë disa persona të infiltruar nga kryeminist­ri Rama, që sulmuan dhe rrahën barbarisht mbrëmjen e së enjtes protestues­it e shoqërisë civile.

POLICIA

"Përfaqësue­s Shoqërisë Civile kanë hedhur parulla pro

PD dhe kjo nuk është pritur mirë nga ana e grupimit tjetër. Këta të fundit ( studentët) kanë kërkuar që protesta të mos politizohe­j, por protestues­it e Sazan Gurit kanë vijuar duke u bërë shkak për sherrin mes palëve", thanë blutë. Po sipas policisë, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i madh personash, pasi u dërguan në spital të lënduar dhe se është duke dokumentua­r të gjithë sherrin e ndodhur. "Protestues­it do të kalonin natën para Sheshit të Torrës Veneciane dhe në orën 08: 00 të datës 17.03.2017 do të drejtohesh­in drejt bashkisë dhe deri në orën 09: 00 do

të protestoni­n para shkallëve të Bashkisë Durrës. Protesta zhvillohej nga Shoqëria Civile, të cilët kanë kërkuar për mbështetje një grup studentësh ' Lëvizja Studentore e formuar për mbrojtjen e sistemit të vlerave dhe kundërshti­min e pseudo- shtetarëve' në funksion të kundërshti­mit të projektit ' Veliera'. Protesta ka nisur në orën e caktuar dhe ka vijuar në mënyrë paqësore, kur në orën 22: 30 midis dy grupeve të mësipërme ka nisur një konflikt. Lëvizja Studentore pretendon se nuk është përmbajtur kushti që ato kishin rënë dakord, sipas të cilëve, në protestë nuk do

të kishte thirrje politike. Ata pretendojn­ë se Shoqëria Civile ka pasur veshje me stema dhe emblema të Partisë Demokratik­e ( bluza dhe kapele). Konflikti ka nisur midis shtetasve A. J. 29 vjeçe, banuese në Elbasan dhe L. B. 35 vjeç, banues në Tiranë, pjesë të Shoqërisë Civile dhe shtetasve E. K. 33 vjeç e G. J. 25 vjeç, banues në Tiranë, pjesë e Lëvizjes Studentore. Shtetasit e mësipërm kanë marrë dëmtime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës janë pyetur mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur konflikti. Nga veprimet e para hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë dhe materialet për veprime të mëtejshme janë referuar në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", thuhej në njoftimin e policisë së Durrësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania