Gazeta Shqiptare

Policia mësyn në lokalet e natës, shoqërohen 16 balerina

-

DURRËS - Në kuadër të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale si dhe për rritjen e sigurisë së qytetarëve, policia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion mesnatën e së enjtes, i cili ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Mësohet se gjatë këtij aksioni janë kontrollua­r 120 mjete, janë shoqëruar 25 shtetas për verifikim ( 16 prej tyre balerina) dhe janë kontrollua­r 7 lokale me muzikë tallava. Ndërsa janë arrestuar në flagrancë tre persona, është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një tjetër. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit pohuan se specialist­ët e sektorit të qarkullimi­t rrugor, në vijim të masave të mësipërme, respektimi­t të rregullave të qarkullimi­t rrugor; drejtimin e mjetit jo në gjendje të dehur; pa leje drejtimi dhe vendosjen e rripit të sigurimit arrestuan në flagrancë shtetasit: Z. Hoxha, 21 vjeç, banues në Durrës dhe K. Mema 35 vjeç, banues në Kurbin. Sipas bluve, Hoxha, në orën 00: 15, në lagjen nr. 7 të Durrësit është kapur duke drejtuar mjetin tip "Renault Megane" pa leje drejtimi. Ndërsa, Mema, në aksin rrugor Fushë KrujëMamur­ras, duke drejtuar mjetin tip "Benz", pa leje drejtimi është përplasur me mjetin motorrçikl­etë tip "Lifan" pa targa me drejtues shtetasin G. S. 28 vjeç, banues në Manëz, Durrës. Mësohet se drejtuesi i motorçiket­ës ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Në ngarkim të shtetasit Klaid Mema u referuan materialet në prokurori për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor" dhe për drejtuesin e motorçikle­tës, shtetasin G. S. filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt". kl. ha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania