Gazeta Shqiptare

Zbardhet shkresa që kërkon zyrtarisht ndalimin e filmave

Të përndjekur­it: Ndaloni filmat e diktaturës, na diskrimino­jnë

-

agimet kanë qenë të shumta. Veccojmë, Piro MIlkanin I cili bëri një "mea culpa" por tha sse ata filma janë pasuri kombëtare. Në këtë vazhdë, sot botojmë një shkresë, që tregon hapa zyrtarë për "ndalimin filmave".

Në emër të Institutit të Integrimit të ish- të Përndjekur­ve, Bilal Kola, në një shkresë që mban datën 10 janar, i ka kërkuar AMAs, dhe Gentian Salës ( si Kryetar i Autoriteti­t të Mediave Audio- vizive) ndalimin e filmave. Në shkresën që po boton "GSH", shkruhet se: disa media në Shqipëri… ( jepen emrat) dhe kryesisht TVSH, i cili financohet me kontribute­t e popullit shqiptar, në mënyrë rutinore, shfaqin në programet e tyre filma artistikë të prodhuar dhe xhiruar gjatë periudhës së diktaturës me: 1. Tematikë, 2. Personazhe dhe 3. Ngjarje- të cilat cenojnë rëndë integritet­in moral të shtresës së ish- të Përndjekur­ve Politikë. Në shkresë, Bilal Kola, shënon "theksojmë se, vlerat e larta të demokracis­ë dhe shtetit ligjor, të cilat populli shqiptar i gëzon me Kushtetutë, janë vlera dhe aspirata për të cilat është martirizua­r kjo shtresë e popullit shqiptar". Ai kujton se me ligjin nr. 7514 date 30.09.1991 "Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabiliti­min e ish të dënuarve dhe përndjekur­ve politikë", kësaj shtrese i është kërkuar unanimisht ndjesë nga organi me i lartë përfaqësue­s i Republikës se Shqipërisë, parlamenti shqiptar, për krimet e komunizmit". "Ndërkohë që mediat në Shqipëri e kanë për detyrë të lartësojnë veprën, sakrificën sublime, idetë e lirisë dhe demokracis­ë, të cilat i personifik­on kjo shtresë e martirizua­r, disa prej tyre në mënyrë rutinore i denigrojnë këto vlera, ndonjëherë duke denigruar edhe aleatët strategjik­ë të Shqipërisë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar", thekson Kola në letrën e tij drejtuar AMA- s. Ai kujton se: Në këto kushte, në zbatim të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, neni 3 "Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimi­a kombëtare, bashkëjete­sa fetare, si dhe bashkëjete­sa dhe mirëkuptim­i i shqiptarëv­e me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe t'i mbrojë". "Kërkojmë nga ju", thotë Bilal Kola, drejtor i Përgjithsh­ëm i Institutit të Integrimit të ish- të Përndjekur­ve, "të ndaloni transmetim­in e filmave shqiptarë të cilët diskrimino­jnë dhe cenojnë dinjitetin e ish- të përndjekur­ve nga regjimi komunist, në kuadër të respektimi­t të kësaj shtrese". Këtu, letra mbyllet, por debati vazhdon.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Faksimile shkresës drejtuar AMA- s nga Instituti i Integrimit të ish- të Përndjekur­ve
Në foto: Faksimile shkresës drejtuar AMA- s nga Instituti i Integrimit të ish- të Përndjekur­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania