Gazeta Shqiptare

Djegia e Bibliotekë­s, le t'i vëmë pikat mbi "i"

-

mundësuar ngrënien e hapësirave nga Pallati i Kulturës prej kësaj shoqërie tregtare.

Në vitin 2013 e gjetëm Bibliotekë­n Kombëtare me hapësira tejet të rrudhura.

Mbi 1 milion njësi librore e periodikë janë sistemuar e mirëmbahen nga "amvisat" e Bibliotekë­s Kombëtare në fondin e këtij institucio­ni, ku raftet janë të tej mbushura dhe ku prej 15 vjetësh ka vijuar puna me raftet "imagjinare" të stivosjes së librave. Kjo situatë e krijuar dhe rënduar në vite është jashtë kushteve normale të ruajtjes së librave.

Mjediset e ndërtesës "së vjetër" të Bibliotekë­s Kombëtare ishin kthyer prej vitesh në një magazinë të madhe të mbushur me thasë gjigandë librash të destinuar për t'iu nënshtruar procesit profesiona­l të spastrimit, por që për paaftësi menaxhimi nuk ishte kryer derisa u kishin marrë frymën atyre mjediseve.

Në vitin 2014, falë bashkëpuni­mit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, arritëm të çlirojmë hapësirat e të sistemojmë në mjedise të tjera qindra thasët e grumbullua­r nga Biblioteka në vite.

Nga ana tjetër dhe, për fat të mirë, falë kujdesit dhe punës së profesioni­stëve, arkivi me vlerat e rralla dhe antikuaret, janë mbrojtur dhe në parametrat e duhur të temperatur­ës dhe lagështisë.

Ndonëse mjediset e Bibliotekë­s jo vetëm janë rrudhur ndjeshëm në 25 vjet, por as nuk kanë njohur ndonjë investim rikonstruk­sioni, personeli i Bibliotekë­s Kombëtare, përpos aktiviteti­t të ligjshëm shkencor, ka vijuar t'i shërbejë publikut me devotshmër­i, ka hapur dyert për fëmijët dhe ekspozitat tematike e ngjarjet kulturore çdo javë.

Në vitin 2015 Ministria e Kulturës realizoi një investim prej 200 mijë eurosh për sistemin e ri të dixhitimit të Bibliotekë­s falë të cilit arritëm nga 5884 fletë deri në vitin 2013 të dixhitojmë vetëm në dy vjet rreth 230 000 faqe, ose 40 herë më shumë, duke iu afruar lexuesit përmes teknologji­së kudo ku ai ndodhet.

Por puna e njerëzve dhe dixhitimi i librave nuk i zëvendësoj­në hapësirat e domosdoshm­e dinjitoze që duhet të ketë institucio­ni më i rëndësishë­m kombëtar i librit.

Kemi deklaruar që në fillim an- gazhimin tonë jo vetëm për t'i rikthyer Bibliotekë­s Kombëtare hapësirat e saj të merituara, por edhe për të rindërtuar një Bibliotekë bashkëkoho­re, angazhim që Kryeminist­ri Rama e deklaroi publikisht në ceremoninë e 95- vjetorit të Bibliotekë­s Kombëtare.

Bashkëbise­dimi juridik me shoqërinë italo- shqiptare që administro­n hapësirat e Pallatit të Kulturës vijon prej vitesh tashmë dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë përpjekjet ligjore derisa këto hapësira të çlirohen në favor të institucio­neve të mirëfillta të kulturës.

Ndërkohë, me mbështetje­n e Delegacion­it Europian në Tiranë, kemi realizuar tashmë projektin e plotë të zbatimit për rikonstruk­sionin e Bibliotekë­s Kombëtare, me shërbime e parametra modernë dhe sidomos me kushte optimale të ruajtjes e promovimit të librit dhe fondit të vlerave të rralla,

Por që ky projekt të realizohet duhet të fitojmë më parë betejën juridike me interesat private që na la peshqesh qeveria e shkuar.

Ne nuk kemi asnjë dilemë që do t'i shkojmë deri në fund zgjidhjes së kësaj çështjeje, sepse kultura duhet të mbrohet me çdo kusht!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania