Gazeta Shqiptare

Skënderbeu e Kukësi barazojnë, ' qesh' Partizani

Verilindor­ët ruajnë vendin e parë, por mund të arrihen nga të kuqtë nëse këta thyejnë Korabin Latifi dhe Kale, autorët e golave në kryendeshj­e

-

Skënderbeu i gëzohet para kohe rezultatit në ndeshjen me Kukësin dhe në atë moment shpërqendr­imi verilindor­ët e ndëshkojnë, duke marrë një barazim të artë në një sfidë, ku dukej se do të pësonin humbjen e parë në kampionat. Gjithçka falë një fillimi të vrullshëm të kampionëve, të cilët në minutën e 12- të e shohin veten në avantazh falë lojtarit të tyre të momentit, Liridon Latifit, që me një të djathtë kirurgjika­le mposht Koliçin për kënaqësinë e tifozëve vendës. Klas në veprim dhe kirurgjika­l në ekzekutim. Skemat speciale të përgatitur­a nga Gjoka në goditjet standarde nuk mjaftuan. Liridon Latifi ishte ylli i mbrëmjes në Korçë. I jashtëzako­nshëm në krijimin e zonave, vrapim dhe driblime. Shkëndija e sulmuesit të Kombëtares në të 27'- ën i krijoi shansin e artë Hamdi Salihit për të dyfishuar. Shtylla prishi festën e bomberit shkodran, që luajti me injeksione dhe ndoshta e meritonte golin për sakrificën. Kukësi provoi të përgjigjej me Pejiç, që bëri gjithçka mirë në zonë, por gaboi në goditje, ndërsa në anën tjetër të fushës Koliçi fillimisht neutralizo­i tentativën e Predeskut, ndërsa pak çaste më pas u shpëtua nga traversa në devijimin me kokë të Salihit. Pjesa e dytë e lojës solli këmbëngulj­en e Kukësit, që nuk u dorëzua, por provoi në të gjitha mënyrat të shënonte. Në një duel spektakola­r, nuk mund të mungonin edhe vendimet e diskutuesh­me të arbitrave. Nga pozicioni i dyshimtë jashtë loje i Pejiç, te 11- metërshi i pretenduar nga korçarët pas depërtimit të Latifit, që u rrëzua në zonë pas duelit me Allën, ndërsa gjyqtari Meta vazhdoi lojën. E ndërsa Karioka vendosi në provë reaktivite­tin e Shehit, edhe kuksianët kishin pretendime­t e tyre për penallti me Elton Kale, që i aktivizuar nga stoli, rezultoi vendimtar. Një tjetër moment i debatuar ishte ai i minutës së 87- të, me parullën e tifozëve të Skënderbeu­t, të cilët "falënderon­in Kukësin që e kishte ruajtur virgjërinë" deri në këtë sfidë. Por deri në minutën e 89- të, atëherë kur spondi me kokë i Shametit do të nxjerrë të lirë braziliani­n Kale, që me një goditje të shkëlqyer do të thyejë Shehin dhe do t'u japë verilindor­ëve pikën që do t'i mbajë të vetëm në krye, ndërsa Partizani do të ketë mundësinë e artë të barazojë Kukësin në majë të tabelës, nëse mposht këtë të shtunë Korabin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania