Lindita Nikolla
së?
Nuk mendoj se nëse kemi një mendim ndryshe, është opozitë. Nuk është keq t'i thuash gjërat siç janë. Mënyra e të bërit politikë ndonjëherë na ka lënë mbrapa. Sa më shumë të fokusohemi te problematikat, aq më shumë i largohemi demagogjisë.
Çfarë bilanci bëni në afrim të 1 prillit?
Bilancin e shoh pozitiv, jo negativ, të jem e sinqertë. Ndoshta nuk mund të kalkuloj shumë gjëra, sigurisht ka edhe probleme. Pavarësisht pozicionimeve, deklaratave, LSI- ja i ka qëndruar korrekte marrëveshjes me PSnë dhe me qytetarët. Sigurisht, me luhatjet e veta për problematika të ndryshme. LSI- ja ka qenë prezente në çdo problematikë. Ne e kemi dhënë votën tonë pavarësisht kundërshtimeve dhe amendamenteve. Nëse ta kemi dhënë votën për arsimin e lartë, ta kemi dhënë me kushtin që pastaj të miratoheshin aktet nënligjore. Kanë kaluar 2 vjet dhe aktet nënligjore nuk janë miratuar. Po të pyesësh Ilir Metën, mund të flasë ndryshe, është çështje këndvështrimi. Unë nuk kam qenë pjesë e marrëveshjes. Ku ka gabuar LSI- ja? Nuk e shoh që LSI- ja ka gabuar politikisht. LSI- ja ka devizën e saj shumë të qartë. E shikoj LSI- në koherente edhe konsistente. Ne nuk premtuam 300 mijë vende pune, sigurisht ne bëmë aq sa kishim mundësi. Shpresoj të realizohen deri Ministrja Lindita Nikolla reagoi dje, pas intervistës së Kryemadhit, duke thënë: “Perspektiva e qartë e kësaj reforme nuk duhet të errësohet me demagogji për vota, në garën brenda koalicionit. As maturantëve e as studentëve nuk duhet t'u keqserviret kjo temë e madhe kombëtare, për t'u marrë votën”.
ose një tjetër, të dalin forcë e parë. Për të qenë forcë e parë, LSI- ja i ka shanset, siç i ka PS- ja apo PD- ja. E gjitha bazohet në punën e strukturave të partisë, në përgatitjen elektorale.
E doni bashkëshortin tuaj kryeministër?
Nuk e shoh si bashkëshort në punë. Kemi debate pa fund për punën me të. Ne mund të rrimë ditë pa folur për pozicionimet e mia. Siç ishte reforma për arsimin e lartë. Meta është i qetë si person, por kur është në tension, thotë ' nuk kam kohë të merrem me ty'. Pozicionimet tona janë në aspekte të ndryshme. Unë jam pozicionuar në një fushë tjetër dhe ai në një tjetër. Unë jam më shumë e përfshirë me të rinjtë.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me zotin Rama? Marrëdhënia juaj si Monikë dhe marrëdhënia juaj si çift?
Duhen parë gjërat në dy drejtime të ndryshme. Njëra nga pikëpamja njerëzore dhe njëra nga ana politike. A jeni miq? Sigurisht që jemi miq! A dilni bashkë? Unë, me thënë të drejtën, nuk kam dalë as me Ilir Metën. Kam 2 vjet që nuk bëj as pushime dimërore, as verore. Të mos harrojmë që kam edhe 3 fëmijë. Jam e kushtëzuar që ato ditë pushimesh, ose ato momente që mund t'i kaloj duke pirë një gotë verë, më duhet t'i kaloj me fëmijët. Një fundjavë që mund ta kem të lirë, duhet ta kaloj me njërin apo tjetrin. Të shtunën e kaluar isha shumë e lodhur sepse isha kthyer nga një aktivitet me të rinjtë, por shkova në kinema me vajzën për të parë "E bukura dhe bisha" dhe kam qarë 2 herë gjatë filmit. Nuk e di a ishte për shkak të lodhjes apo filmit.
Marrëdhëniet tuaja me zotin Berisha?
Iliri ndjen një respekt ndaj dr. Berishës, për shumë arsye, ndoshta nga avantazhi i të tjerëve, sepse ka pasur rastin të punojë me shumë njerëz. Po me zotin Basha? Edhe me zotin Basha. Ju, e shihni veten si presidente?
Unë? Jo, absolutisht! Nuk është pozicioni im, nuk ka të bëjë me mua.
Sa e fortë është opozita për ju?
E vlerësoj protestën e opozitës. Nuk ka gjë të keqe që protestojnë. Një opozitë e tillë është shumë e mirë, më bëhet qejfi që rritet e forcohet, se dhe ne kështu largohemi nga komoditeti dhe do të jemi më aktivë.
Ju patët përplasje deklaratash me Nikollën...
Unë Linditën e kam pasur mësuese Matematike. E mbështes shumë, por jam e bindur që mesazhin nuk e ka shkruar ajo, por të tjerë që bëjnë check online. Iu bëj thirrje maturantëve që askush të mos bëjë kompromis mbi dijet e tyre. Ne kemi nevojë për kurrikula të vërteta dhe shkolla me standarde evropiane.