Pikët e patentës, verifikim për çdo shofer
Shërbim elektronik për kontrollin e kundërvajtjeve rrugore të papaguara nga drejtuesit e mjeteve Procedura online për masat administrative të kontrollit në rrugë nga DPSHTRR
Drejtuesit e mjeteve mund t'i verifikojnë pikët e patentës në portalin "e- albania". Zbritja e pikëve për çdo shkelje pasqyrohet në portalin online dhe shërbimi elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t'u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejes së drejtimit. Të gjithë shtetasit, të cilët janë pajisur me lejedrejtimi para datës 16.04.2015, që janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve, përfitojnë 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që bëhen pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh iu jepet në datën kur bëhen pjesë e këtij regjistri. Pikët pësojnë shkurtime ( zbritje), në bazë të njoftimeve për shkelje të normave të sjelljes, parashikuar në kapitullin V të Kodit Rrugor.
HAPAT E PROCEDURËS
Për të përdorur shërbimin, çdo drejtues mjeti duhet të regjistrohet si qytetar në portal dhe më pas të zgjedhë shërbimin "Pikët e drejtuesit të mjetit". Men- jëherë pas klikimit, aplikuesi merr përgjigje në lidhje me pikët.
SHKELJET
Drejtuesit e mjeteve mund të verifikojnë nëse kanë gjoba të prapambetura nga policia rrugore ose Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në portalin "e- albania". Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara. Pronari i makinës që kërkon të verifikojë nëse ka ose jo detyrime, duhet të regjistro- het në portal si qytetar ose si biznes. Më pas përdoruesi zgjedh automjetin që ka në pronësi, dhe nëse ka gjoba të papaguara për kundërvajtje rrugore të cilat janë pasqyruar në sistemin e Policisë së Shtetit, ato do t'i shfaqen në ekran. Më pas ai mund t'i shikojë të dhënat për kundërvajtje rrugore, t'i printojë ose t'i ruajë në formatin "PDF". Në rast se ka detyrime dhe dëshiron të kryejë pagesën e kundërvajtjes rrugore, shtypet butoni "Paguaj" dhe ndiqen hapat për të kryer pagesën. Shërbimi merret
Gjobat për mungesën e pagesave të taksave vjetore të mjeteve mund të verifikohen online. "Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSHTRR" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të shohin online gjobat e kontrollit në rrugë të DPSHTRR- së dhe t'i paguajnë ato online. Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin "e- albania").
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online: Dokument i identifikimit të përdoruesit - kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin "e- al- bania"). Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale: Dokumenti i identifikimit ose ekstrakti i QKB- së për bizneset, leja e qarkullimit të mjetit, targat e mjetit, certifikatë pronësie dhe vërtetim RBS ( Regjistri i Barrës Siguruese).