ATP, 26 mijë doje, procedurat për t'u njohur me ecurinë e shqyrtimit
Formulari- tip për informim në lidhje me ecurinë e dosjes Katër dokumentet që duhet të dorëzoni në agjenci, afati i përgjigjes 15 ditë
Ish- pronarët që kanë ap likuar për kthim dhe ko mpensim pronë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe nuk janë njohur ende me vendimin e agjencisë mund të kërkojnë informacion në lidhje me fazën në të cilën ndodhet dosja. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vënë në dispozicionin të pronarëve formularin- tip, "Informacion në lidhje me ecurinë e dosjes", i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në agjenci për t'u njohur me fazën në cilën ndodhet shqyrtimi i saj. Agjencia Trajtimit të Pronave është e detyruar që brenda 15 ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës t'i kthejë përgjigje pronarit në lidhje me ecurinë e dosjes. Në Agjencinë e Trajtimit të Pronave janë në shqyrtim 26 mijë dosje me vendim dhe 11 mijë presin të shqyrtohen me ligjin e ri. Pronarët që nuk kanë marrë kompensimin dhe nuk janë në dijeni në lidhje me ecurinë dosjes mund të informohen përmes aplikimit në ATP, duke plotësuar formularintip për ecurinë e dosjes.
APLIKIMI
Për t'u njohur me ecurinë e dosjes, subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë dorazi ose me postë pranë ATP- së kërkesën përkatëse me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes, fotokopje të kartës së identitetit, dëshmi trashëgimie dhe prokurë të posaçme. Në faqen zyrtare të ATP- së mësohet se subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në agjenci. Më pas, kërkesa i kalon zyrës së protokollit, e cila pasi e protokollon, ia dërgon të gjitha kërkesat e ardhura drejtorit të përgjithshëm. Kreu i AKKP- së ia delegon kërkesat sektorit përkatës për ndjekje dhe