Grabitja në Rinas, 6 punonjësit privatë bënë 6 shkelje me dashje
Të pandehurit para gjykatës, akuzohen për "Shpërdorim detyre" Prokuroria: Fikën kamerat e sigurisë
Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dër gon për gjykim 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik që u arrestuan pas grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, në fillim të shkurtit të këtij viti. Sipas prokurorisë, të pandehurit Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja kishin për detyrë të shoqëronin valutën nga një bankë e nivelit të dytë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar. Tashmë, ata do të përballen në gjykatë me akuzën e "Shpërdorimit të detyrës, në bashkëpunim". Ngjarja ku u grabit shuma e parave të lartpërmendura ndodhi më datë 9 shkurt 2017. Rrugës për në Rinas, në zonën pranë një universiteti privat, automjetet e transportit të parave u ndaluan nga disa persona të armatosur, të cilët, pasi neutralizuan rojet fizike, vodhën disa thasë me para që kapnin vlerën e 3.2 milionë dollarëve. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se 6 punonjësit e shoqërisë private kanë bërë 6 shkelje me dashje.
HETIMET E PROKURORISË
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik, të ngarkuar me transportin e kësaj shume parash, nuk kanë kryer detyrat e tyre, duke bërë të mundur që agresorët të merrnin paratë dhe të largoheshin.
Hetimi për 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit është zhvilluar nën masën e sigurisë "arrest në burg". Ndërkohë, për ekzekutorët e vjedhjes, hetimet po zhvillohen nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe deri më tani janë të arrestuar disa persona si të dyshuar se kanë qenë pjesëmarrës aktivë në grabitjen me armë.
Sa u përket përgjegjësisë së punonjësve të kompanisë së sigurimit fizik, Prokuroria e Tiranës ka krijuar bindjen e bazuar në prova se ata duhet të gjykohen për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", e kryer në bashkëpunim.
Në mënyrë të përmbledhur, nga ana e Prokurorisë së Tiranës janë konstatuar, veç të tjerave, disa shkelje, për të cilat mbajnë përgjegjësi punonjësit e ngarkuar me shoqërimin e shumave të parave, të cilat u bënë objekt vjedhjeje në datën 09.02.2017.
SHKELJET
Kështu, Prokuroria e Tiranës ka konstatuar si sh- Grabitja e 3.2 milionë dollarëve për të cilën 6 punonjësit e shoqërisë private u arrestuan dhe akuzohen për "Shpërdorim detyre", në bashkëpunim, ndodhi mesditën e 9 shkurtit të këtij viti, në afërsi të një universiteti privat, në rrugën e Rinasit. Për këtë ngjarje, deri më tani janë arrestuar 8 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Dash dhe Ernest Kupa, Admir Çerpja, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani. Ndërsa, në kërkim ndodhen Admir Murataj, i cilësuar si "truri" i grabitjes, si dhe Klement Çala, për të cilin nuk është prerë ende urdhër- arresti.
kelje se: nga ana e të pandehurve, çanta me GPS ( e cila mund të ndihmojë vendndodhjen e parave në rast vjedhjeje) nuk është futur midis parave të tjera. Kjo çantë është mbajtur veçuar në kabinën e mjetit dhe nuk është vënë në punë. Ky veprim është kryer me dashje; Nuk është lidhur me sallën operative për ngjarjen e ndodhur. Lidhja me sallën operative është e nevojshme në rastin konkret për të zbuluar autorët e veprës penale; mungon instruktazhi i punonjësve të kompanisë së sigurimit që kanë transportuar para se si duhet të veprohej në raste të tilla; makinat
nuk kanë qenë të blinduara dhe janë depërtuar nga predhat e plumbave të qëlluara prej grabitësve. Kjo do të thotë se të gjithë personat nuk duhej që të lëviznin me këto makina, pasi janë jashtë standardit; në këto kushte, pa eksperiencë, duke shkelur ligjin, punonjësit me dashje direkt kanë shpërdoruar detyrën. Ata, me dashje, kanë shkelur ligjin, duke mos respektuar kushtet e sigurisë; janë fikur pa asnjë shkak kamerat e sigurisë së makinave të blinduara. Kjo do të thotë se, me dashje, të gjithë personat që kanë qenë në makinë, kanë ulur kushtet e sigurisë së lëvizjes së parave,
si edhe janë bërë pengesë për zbardhjen e mekanizimit të ngjarjes. Pas ngjarjes ka rezultuar se kamerat e të dy makinave nuk kanë qenë në punë.
Të gjitha këto veprime janë bërë me dashje direkt dhe kanë lidhje edhe më pasojën e ardhur. Po kështu, në kundërshtim me sa parashikojnë aktet ligjore dhe ato nënligjore në zbatim të tyre, nga këqyrja, ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë gjurmë të njoftimit me alarm nga punonjësit e shoqërimit, konkretisht të automjetit të blinduar. Për këto shkelje, si edhe të tjera, Prokuroria e Tiranës ka analizuar përgjegjësinë e 6 punonjësve të sigurisë, për të cilët kërkon gjykimin e tyre për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", kryer në bashkëpunim.