Gjoni: Mandati i pritshëm, LSI pati 2/ 3 e votave që në 2013- ën
Ish- deputeti i Partisë Agrare, deputeti më i ri i LSI- së në Lezhë: Vlerësim i lezhjanëve "Nuk ka luftë PS- LSI, është përpjekje për të maksimalizuar forcat"
Petrit Gjoni është depu teti më i ri në Kuven din e Shqipërisë, por ky është mandati i tij i dytë si deputet, pas atij të 20052009, kur ishte deputet i Partisë Agrare. Ai do të zëvendësojë deputetin e PS- së, Armando Prenga, vendim që është marrë dje në mbledhjen e KQZ- së, pasi u ezauruan të gjithë kandidatët e listës së PS- së. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Gjoni shprehet se, "ky ishte një mandat i pritshëm për arsye se 2/ 3 e këtij mandati LSI- ja e ka pasur me vota që pas zgjedhjeve të 2013- ës".
Zoti Gjoni, si e gjykoni kalimin e mandatit të deputetit të Lezhës nga lista e PS- së tek ajo e LSI- së e pikërisht tek emri juaj?
Përgjatë këtyre ditëve dhe për shkak të zhvillimeve në listën e PS- së, që i përket kësaj partie ta komentojë apo diskutojë, mandati erdhi tek LSI- ja. Ishte një mandat i pritshëm për arsye se 2/ 3 e këtij mandati LSI- ja e ka pasur që në 2013ën, pas zgjedhjeve pra, me vota. Ishte një vlerësim ndoshta edhe i votave të LSIsë, pavarësisht legjislacionit në fuqi apo Kodit Zgjedhor, i cili nuk është edhe aq i drejtë në përllogaritjen e votave të partive politike. Por, gjithsesi edhe zhvillimet, edhe shansi, sepse ne e kemi sloganin si LSI: "LSI, një shans për të gjithë". Ndoshta ky ishte edhe një shans edhe për mua. Ky që erdhi tani normalisht është edhe shans, por edhe vlerësim i lezhjanëve për LSI- në, që e kanë pasur edhe në 2013. Normalisht është edhe një shpërblim që iu dha LSI- së tani për arsye se banorët e qarkut të Lezhës besojnë shumë tek kjo forcë politike, besojnë shumë tek ajo që ka bërë LSI në këto 4 vite dhe normalisht besojnë edhe në të ardhmen e kësaj force.
Ju nuk ju mbetet shumë, pasi më 18 qershor janë zgjedhjet. Çfarë do bëni në këta muaj në Parlament?
Janë dy muaj e ca, aq sa kanë mbetur. Është diçka për t'u vlerësuar, pavarësisht se unë kam qenë edhe një herë deputet në Kuvend në legjislaturën 2005- 2009. Kam qenë me Partinë Agrare. Ndodhi një shfryrje e kësaj politike ndër vite dhe unë duke qenë në formë sportive për politikë, vazhdova me LSI- në, një bashkëpunim që erdhi duke u forcuar, që me 2011 me kandidimin e zotit Viktor Tushaj për kryetar të Bashkisë së Lezhës, i cili fitoi dhe pastaj në 2013- ën, duke qenë numri dy në listën e LSI- së për qarkun e Lezhës. Gjatë gjithë kësaj periudhe unë kam bashkëpunuar dhe të gjitha frytet e punës sime kanë shkuar tek LSI- ja. Gjej rastin të falënderoj këtë forcë politike dhe veçanërisht kryetarin Meta, i cili bën maksimumin që gjithçka të shkojë në vendin e duhur dhe tek personat e duhur, që kanë influencë tek qytetarët. Unë këtë e quaj vlerësim, por normalisht është një vlerësim edhe për qytetarët e Lezhës në gjithë këto vite.
Mendoni se do të jeni deputet edhe përtej 18 qershorit. Pra, do të jeni në listën e re të kandidatëve të LSI- së?
Unë jam një tip që çdo detyrë që më është dhënë këto vite e kam fituar me votë, jam munduar të bëj më të mirën e mundshme. Gjatë gjithë kësaj periudhe do vazhdoj të bëj më të mirën për banorët lezhjanë, për anëtarët e LSI- së dhe përsa i takon periudhës në vazhdim, u përket strukturave "Unë shpreh konsideratë për kryeministrin, zotin Rama, i cili në takim me strukturat qendrore të PS- së është shprehur me termin se ju nuk duhet të frikësoheni se LSI rritet, por forconi punën atje ku jeni, zbatoni detyrat e partisë dhe punoni me banorët e zonave përkatëse", tha dje deputeti.
qendrore të LSI- së që të vlerësojnë në çfarë pozicioni mund të jem unë në listë apo mund të mos jem, nuk ka rëndësi kjo punë. Unë kudo që të jem, do bëj maksimumin për LSI- në.
Ju aktualisht mbani detyrë shtetërore?
Unë deri në këto momente isha drejtor i Bordit Rajonal të Kullimit në Lezhë, që përfshin 3 qarqe Lezhën, Shkodrën dhe Kukësin, një detyrë të cilën e mbaj prej 3 vitesh e gjysmë. Jam përpjekur të bëj më të mirën dhe arritjet tashmë i dinë të gjithë banorët e Qarkut e Lezhës për punën e Bordit të Kullimit, normalisht me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe LSI, por edhe me mbështetjen e qeverisë, pasi nga qeveria buron gjithçka që është arritur në këtë qark. Është bërë një punë goxha e madhe, që nuk është parë prej vitesh. Këtë s'e themi ne fjalët e bukura, por e vlerësojnë gjithë banorët e Lezhës.
A ka tensione PS- LSI në Lezhë tani në prag të fushatës, ashtu siç po shohim këto kohë?
Unë shpreh një konsideratë për kryeministrin, zotin Rama, i cili në takim me strukturat qendrore të PSsë është shprehur me termin se ju nuk duhet të frikësoheni se LSI rritet, por forconi punën atje ku jeni, zbatoni detyrat e partisë dhe punoni me banorët e zonave përkatëse dhe me këtë dua të them që nuk ka luftë mes PS- së dhe LSI- së, por është një përpjekje për të maksimalizuar forcat secila parti. Kur kjo përpjekje është e madhe, duket edhe në formën e luftës apo debatit. Gjithmonë ka debate, por me kalimin e kohës qytetarët, banorët e Qarkut të Lezhës do të dinë t'i japin vlerësimin e duhur secilës forcë politike dhe secilit nga personat që do të jenë në listat e kandidatëve për 2017- tën.