Sekuestrohen 1.3 tonë kanabis, trafikantët i shpëtojnë policisë
Policia: Sasia e drogës do transportohej me gomone në Itali Lënda narkotike u kap në aksin Triport- Zvërnec Kultivimi i bimëve narkotike, Çako: Vlora, zonë problematike
Trafikantët e drogës sfi dojnë Policinë e Sh tetit. Pavarësisht masave të marra nga blutë, ngarkesat me lëndë narkotike me destinacion vendet fqinje nuk kanë të ndalur. Një sasi prej 1.350 kg kanabis sativa u sekuestrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në aksin rrugor drejt Zvërnecit, e cila po përgatitej që të trafikohej me gomone për në Itali. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka pikasur dy automjete dhe një mjet lundrues në aksin rrugor TriportZvërnec, që po transportonin lëndë narkotike. Menjëherë gjatë ndjekjes nga policia, personat kanë braktisur mjetet dhe duke përfituar nga errësira janë larguar. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije se kanë konstatuar automjetin tip "Fuoristradë" me targë AA 991 RA, i cili po tërhiqte një mjet lundrues tip gomone me 3 motorë "Mërkuri" 350 KF secili. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tjetër tip furgon me targë AA 822 DE, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, e cila ishte e ndarë në 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive, e dyshuar e llojit kanabis sativa. Ndërkohë, po vijojnë hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale. Një tjetër gomone e mbushur me kanabis sativa u sekuestrua mbrëmjen e së hënës në Vlorë. Mjeti lundrues u kap në Gjirin e Anglezit, pranë Karaburunit dhe ishte gati për të transportuar drogën drejt Italisë. Në operacionin policor ku morën pjesë Delta Forcë, Policia e Shtetit dhe Forcat Detare u bllokua gomonia 7.2 m e gjatë me plot 750 kg kanabis. Sipas policisë, lënda narkotike ishte ndare në 57 pako të përmasave të ndryshme, e mbështjellë me plastike. Nga hetimet e bëra rezultoi se sasia e lëndës narkotike ishte transportuar nga pas Karaburunit me mushka. Mjeti u gjet i braktisur, pasi trafikantët u larguan sapo pikasën se ishin zbuluar nga policia. Edhe për këtë rast, policia po punon intensivisht për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Materialet i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë për veprën penale "Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike i mbetur në tentativë". Drejtori
i Policisë së Shtetit, Haki Çako dje dek laroi se Vlora është një nga zonat më problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike. Ai apeloi për rritjen e bashkëpunimit mes policisë dhe drejtuesve vendorë kundër këtij fenomeni. "Duhet bashkëpunim i strukturave në mënyrë institucionale. Vlora është e preferuar nga kultivuesit e drogës, për karakteristikat natyrore që ka. Në vitin 2016 nuk u arrit që kultivimi i narkotikëve të zerohej. Synimi ynë është që të çrrënjoset fenomeni i drogës. Duhet angazhim të të gjithëve për të luftuar ketë fenomen", tha kreu i Policisë së Shtetit. Sakaq, Haki Çako përsëriti mesazhin: Tolerancë zero ndaj punonjësve të policisë që lejojnë apo bashkëpunojnë për kultivimin e bimëve narkotike në zonat që ata kanë nën monitorim. "Viti 2017 lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si një fenomen i trashëguar" është strategjia kombëtare që ka bërë bashkë policinë me drejtues të pushtetit vendor në Vlorë për të analizuar luftën ndaj këtij fenomeni. Dy ditë më parë Çako mori pjesë në Konferencën Rajonale të Shkodrës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.