Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Dialog me PD, por nuk negociojmë datën e zgjedhjeve

Kryeminist­ri: Kandidatin për Bashkinë e Kavajës e propozon PS "Populli s'mund të kalojë në plan të dytë"

-

Kryeminist­ri i Sh qipërisë, Edi Rama u shpreh dje, se kandidatin për kryetar të Bashkisë së Kavajës i takon ta vendosë PS- ja, por ende kjo parti nuk e ka caktuar. Në një intervistë për emisionin "Opinion" në "TV Klan", Rama foli edhe për mundësinë e hapur për dialog me opozitën, duke theksuar se, qeveria nuk mund të futet në bisedime me opozitën me idenë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve, sepse ajo është data e popullit dhe jo e partive. "Nuk kemi asgjë në dorë për të vendosur brenda një grupi përfaqësue­sish të popullit, që populli të kalojë në plan të dytë dhe tekat tona të kalojnë në plan të parë", theksoi kryeminist­ri Rama.

Z. kryeminist­ër, pse e vendosët kandidatin e Kavajës pa u konsultuar me LSInë?

S'e kemi vendosur kandidatin e Kavajës, kemi kërkuar kandidatur­at nga Partia Socialiste e Kavajës dhe do ta vendosim ditën e diel.

Kjo do të thotë se LSI- ja aludon në qëndrimin e saj?

Më bëtë një pyetje dhe dhashë një përgjigje, dhe ndërkohë, normalisht siç funksionon marrëveshj­a e koalicioni­t, duke qenë se Kavaja është një bashki që propozimin e ka Partia Socialiste, ajo do bëjë propozimin.

Z. Rama, kjo deklaratë e juaja për PD- në, është një ftesë për dialog edhe pas sugjerimev­e të ndërkombët­arëve?

Ftesa për dialog ka qenë e hapur gjithmonë, e kam përsëritur vazhdimish­t, por sigurisht duke theksuar se për çfarë nuk mund të negociohet, që është data e zgjedhjeve, sepse ajo është data e popullit dhe jo e partive. Nuk kemi asgjë në dorë për të vendosur brenda një grupi përfaqësue­sish të popullit, që populli të kalojë në plan të dytë dhe tekat tona të kalojnë në plan të parë. Si me qeverinë teknike, që nuk negociohet për faktin që jemi nën një kontratë dhe kontrata respe- ktohet deri më 18 qershor.

Që do të thotë se të tjerat mund të negociohen deri në çfarë pike?

Çdo gjë tjetër është e negociuesh­me. Pikat duhet t'i kërkojnë ata që nuk ndihen mirë. Ne ndihemi shumë mirë dhe s'kemi asnjë problem të marrim në konsiderat­ë çdo gjë që mund ta bënte Partinë Demokratik­e të ndihej më mirë. Por, sigurisht, nuk mund të shkojmë përtej kompetenca­ve tona.

Meqë përmendet vetingun, a do ta votojë Partia Socialiste e vetme?

Ne do të presim përfundimi­n e procesit që duhet të bëjë Avokati i Popullit dhe më pas do të ndërmarrim hapat e tjerë në varësi të vendimeve që kanë kohën e tyre, por sigurisht që PD- ja mund ta vonojë, por nuk mund ta pengojë popullin shqiptar në realizimin e kësaj aspirate më shumë se çereksheku­llore për t'u çliruar nga kthetrat e një klike të korruptuar që sundon sistemin e drejtësisë.

Pra, do të votoni edhe vetëm. Ky është vendimi juaj, apo ende nuk e keni marrë?

"Pra- të" janë për ju. Unë kam përgjigjet e pyetjeve.

 ??  ??
 ??  ?? Edi Rama
Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania