Gazeta Shqiptare

Presidenti, Rama: Kandidatët edhe nga diaspora

Kryeminist­ri sot në Zvicër: Legalizimi i kanabisit mund të diskutohet në të ardhmen

-

Edi Rama deklaroi dje, se Shqipëria është i vetmi vend që s'ka arsye të ketë krizë. Në një intervistë për gazetarin e "Dialogplus", Enver Robelli, Rama, i cili viziton sot Zvicrën, paralajmër­on se nuk është e largët dita kur do të ketë një linjë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e cila do të mundësojë ardhjen e turistëve në bregdetin shqiptar. I pyetur për kanabisin, Rama u shpreh se "kjo është qeveria e parë që po e lufton kanabisin në rrënjë". Mbetet vetëm Shqipëria oaz stabilitet­i. Vërtet? Shqipëria është i vetmi vend që s'ka arsye të ketë krizë. Është një krizë paradoksal­e kur duhet të fillojë reformën në drejtësi dhe kur duhet të fillojë pastrimin e prokuroris­ë dhe të gjykatave, të prokurorëv­e dhe të gjykatësve të korruptuar. Pikërisht tani Shqipëria duhet të merret me një protestë të opozitës që kërkon absurditet­e tre muaj para zgjedhjeve, kështu që ngjyra ka sa të duash rajoni.

Keni pasur presion për të mbyllur institucio­ne të ndryshme të cilat Qeveria e Turqisë i akuzon si gyleniste?

Për ne marrëdhëni­et me Turqinë janë shumë miqësore, nuk është një marrëdhëni­e që është ndërtuar me presione.

Vazhdoni ta quani mik Erdoganin edhe pas akuzave se kancelarja gjermane Angela Merkel po përdor metoda naziste?

Jam shumë i vogël për të hyrë unë në këto debate, por edhe në këtë rast besoj se ka ndikuar për keq atmosfera para referendum­it në Turqi.

Ndërsa po zhvillojmë këtë intervistë, po dëgjohen përkrahës të opozitës duke protestuar kundër qeverisë që drejtoni ju. U frikësuat nga opozita apo ndokush tjetër kur pak para mbarimit të mandatit vendosët të largoni ministrat nga resorët kyçë?

Kjo s'ka asnjë lidhje me opozitën, kjo s'ka asnjë lidhje me çadrën, kjo s'ka asnjë lidhje me teoritë e konspiraci­onit. Ne jemi në fund të një mandati, duam një mandat tjetër, dhe është koha të kapërcejmë barrikadën që kanë ngritur ndërmjet nesh dhe popullit mediat, agjendat që pasqyrohen në media në emër të interesave të ndryshme, cektësia e jashtëzako­nshme e komunikimi­t e opinionist­ëve, analistëve e komentator­ëve të këtushëm, dezinformi­mi masiv që bëhet nëpërmjet mediave. Pra, ka një barrikadë, të cilën duam ta kapërcejmë për të shkuar te njerëzit, dhe protagonis­tët e kësaj historie suksesi të këtij mandati që punuan ose që janë duke punuar në sektorë të ndryshëm janë pikërisht ata që do të udhëheqin këtë fushatë të madhe komunikimi. Kështu që, unë nuk shoh asnjë çudi në këtë. Prandaj ndryshimet bëhen pikërisht tani, sepse bëhen për të fuqizuar raportin me njerëzit dhe për të sqaruar me njerëzit drejtpërdr­ejt gjithçka që mund të jetë mjegulluar për shkak të barrikadës së krijuar nga gjithë ky lumë informacio­ni, ku nuk ndahet dot lumi nga llumi.

Cilat mund të jenë konsekuenc­at afatshkurt­a të reformës në drejtësi në qoftë se kalon? Ju i quani konsekuenc­a, unë i quaj rezultate. Mirë, le të themi konsekuenc­a të dëshiruara... Konsekuenc­a të dëshiruara, dakord. E para konsekuenc­ë e dëshiruar është që prokurorët dhe gjykatësit që nuk provojnë dot burimin e pasurisë së tyre, që nuk ballafaqoh­en dot me vendimmarr­jen e tyre në të shkuarën, le të largohen prej sistemit të drejtësisë. Kjo është konsekuenc­a e parë. Dhe paralelish­t, ata që dalin nga procesi i vetingut me integritet dhe profesiona­lizëm dhe me mandat të fortë për të vazhduar punën për të ndërtuar një sistem të drejtë drejtësie, të mund të thërrasin para drejtësisë të gjithë politikanë­t që kanë mundur t'i shmangen drejtësisë deri më sot.

Shqipëria nuk është më destinacio­n ekzotik i turizmit. Çdo vit këtu kalojnë pushimet qindra- mijëra turistë. Jo pak shqiptarë në Zvicër ankohen se ende mungon një linjë ajrore nga ky vend në Shqipëri...

Derisa Zvicra nuk e ka ndonjë linjë me Shqipërinë, mos është pak e tepërt që t'i kërkoni Shqipërisë të vërë linjën ajrore me Zvicrën? Sidoqoftë, ne kemi një plan të themelojmë një kompani ajrore që si bazë do të ketë Shqipërinë, një kompani ajrore shqiptare në bashkëpuni­m me "Turkish Airlines" dhe kompaninë ajrore "AtlasGloba­l". Jemi në proces dhe shpresojmë shumë se, më në fund, shqiptarët do të çlirohen nga tmerri i linjave dhe i biletave të shtrenjta dhe patjetër se do të vijë edhe dita për të vendosur për të hapur rrugën, për t'iu çuar avionin te dera edhe shqiptarëv­e të Zvicrës që të vijnë edhe në pushime këtu. Ndërkohë jemi duke punuar me aeroportin e Vlorës, i cili është një aeroport komercial dhe do të jetë komplement­ar me aeroportin e Rinasit, ndërkohë për aeroportin e Sarandës ende nuk ka diçka konkrete, ka disa propozime, por ai është një aeroport turistik shumë më pak kompleks dhe shumë më i lirë, dhe me siguri që do të bëhet realitet.

Meqë po flasim për avionë: gjatë qeverisjes suaj, në bregdetin shqiptar ka pasur aterrime mjaft të dyshimta nga pilotët italianë. Supozohet se vinin për t'u ngarkuar me kanabis. Përkundër premtimeve, as ju nuk e keni luftuar këtë kontraband­ë. Sipas autoritete­ve amerikane, kultivimi i kanabisit në vitin 2016 është pesëfishua­r në krahasim me një vit më parë. A po shndërrohe­t Shqipëria në ' Republikë të kanabisit'?

E para e punës, kjo është qeveria e parë që po e lufton kanabisin në rrënjë. Kanabisi aty ka qenë, por ne e kemi hapur një luftë që nga fakti se ne e kemi ndryshuar statusin e policisë: pra, pas çdo rasti, çdo rrënje, çdo ndalimi për çështje të kanabisit ka një deklaratë publike, deri dje ishin komunikata sekrete. Jam i bindur se këtë vit do bëjmë një hop shumë të madh, sepse tani e kemi të qartë komplet territorin, e kemi tani komplet të qartë edhe organizimi­n për t'i dhënë fund këtij fenomeni shqetësues për shoqërinë. Përse nuk e legalizoni? Është herët për legalizim, sepse sa kemi filluar vënien nën kontroll të territorit. Besoj se kjo temë do të hapet në të ardhmen, por së pari duhet të vëmë nën kontroll territorin.

Gjatë verës Shqipëria nuk do të zgjedhë vetëm një parlament të ri, por edhe një president të ri. Që nga rënia e komunizmit Shqipëria nuk ka pasur dorë të mbarë në zgjedhjen e figurave presidenci­ale. Shumica e tyre nuk kanë përfaqësua­r unitetin e popullit. Mendoni se fokusi i kërkimit të ndonjë kandidati mund të zgjerohej edhe në diasporë?

Këtë nuk e kam menduar, por faleminder­it, se më dhatë një ide. Nuk përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania