Gazeta Shqiptare

7 ligjet e "drejtësisë", PS- LSI bashkojnë 85 vota në Kuvend

Debate në Kuvend, Blushi: Rama, legjioni i turpit. Bushati e Kodheli: Je si Saliu Kryemadhi- Vasilit: S'ke garanci me këta

- Darina Tanushi

Mazhoranca arriti dje, të mbajë sër ish të bashkuara votat e saj, për të kaluar në Kuvend 7 ligjet nga paketa e dytë e reformës në drejtësi që përmban 27 ligje. Ndërsa opozita bojkotoi sërish seancën. Edhe pse në një situatë të tensionuar mes dy aleateve PS e LSI, deputetët votuan me 88 vota të gjitha këto projektlig­je që kërkonin minimumi 84 vota. Ndër këto vota ishin edhe ato të Mhill Fufit dhe dy deputetëve të LIBRA- s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët janë shprehur kritikë ndaj kryeminist­rit e qeverisë.

Me të njëjtin rezultat votimi, 88 vota, deputetët miratuan të 7- ta aktet ligjore, e konkretish­t: ndryshimet në ligjin "Për mbrojtjen e dëshmitarë­ve dhe bashkëpunë­torëve të drejtësisë"; ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ato në Kodin Penal; Kodin e Drejtësisë për të Mitur; ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile, pr/ ligji "Për organizimi­n dhe funksionim­in e gjykatave administra­tive dhe gjykimin e mosmarrëve­shjeve administra­tive", si dhe pr/ ligjin "Për organizimi­n dhe funksionim­in e Ministrisë së Drejtësisë". Të 7- ta aktet ligjore kanë të bëjnë me thelbin e funksionim­it të sistemit dhe me dhënien e drejtësisë për qytetarët. Pas debateve që kanë pasur në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve, ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, edhe dje në seancë patën një moment për të qartësuar. Gjatë kalimit të projektlig­jit "Për organizimi­n dhe funksionim­in e Ministrisë së Drejtësisë", ministri Vasili shprehu rezerva se njëri nga nenet ishte i paplotë. Por, në këtë moment ka ndërhyrë deputetja socialiste Vasilika Hysi, e cila tha se ky nen ka problem me zbardhjen dhe do merret siç e ka propozuar Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj Vasili ka dhënë dakordësin­ë. "Dakord, atëherë, merret e mirëqenë", - tha ai. Por nga vendi ka ndërhyrë deputetja e LSI- së Monika Kryemadhi, e cila ka shpre-

hur hapur mosbesimin ndaj socialistë­ve. "Thuaji ta vendosin, se nuk ka garanci me këta. Nuk ke garanci nga këta", - tha Kryemadhi pa mikrofon, por që u dëgjua qartë në sallë. Në fillim të seancës së djeshme të Kuvendit janë betuar dy deputetët e rinj, Petrit Gjoni i LSI- së, për qarkun e Lezhës, i cili mori mandatin pas largimit të Armando Prengës, dhe Xhavit Bushaj nga lista e PS- së, për Fierin, pas largimit të ish- deputetit Ervin Koçi.

Braçe. Kreu i LIBRA- s, ironizoi titullin që i akordoi Franca kryeminist­rit Edi Rama. "Falënderoj Francën që nderoi emigrantin shqiptar Edi Rama për sjelljen shembullor­e gjatë kohës kur ka qenë emigrant. Unë e kam takuar si emigrant dhe ishte shembullor si emigrant. Tani fati e deshi ta takoja në Paris dhe sot është kryeminist­ër, pasi pjesën në mes nuk dua ta them. Në Shqipëri u bë legjioni i turpit me Frrokun, Rroshin dhe Dakon", - u shpreh Blushi dje, ndërsa kritikoi ligjin për faljen e detyrimeve tatimore, si ligj elektoral. Por, pas deklaratav­e të tij reaguan ministrat Bushati dhe Kodheli. Ministri i Jashtëm u shpreh se kryeminist­ri shqiptar mori dekoratën më të lartë që jep Franca. "Ke derdhur lot krokodili për emigrantët për të votuar, secili ka një emigrant në familje, prandaj gjuha paragjykue­se dhe cinike ndaj tyre është e papranuesh­me për këtë sallë dhe për ne, pasi për fat të keq, përveç pjesë e lojërave politike. Nuk bëj shumë dallime mes teje dhe Berishës", - tha Bushati. Ndërsa Kodheli u shpreh: "Nuk do të bëhesh dot një politikan serioz, sepse mllefi nuk do të të lërë. Dhe kujt ua bën? Shokëve të tu prej 20 vitesh! Harron edukatën, librin dhe kulturën, Beni". "Sot më zhgënjeve sërish, sepse mendoj dhe kam besuar te inteligjen­ca jote, por me keqardhje për ty shikoj që ke rënë në batakun e Saliut", - tha Kodheli. Ndërsa Blushi ia ktheu duke i thënë se ajo ka 12 vjet në opozitë dhe se nuk kanë pse merren me të.

 ??  ??
 ??  ?? Deputetët e PS- së dhe LSI- së dje në Parlament
Deputetët e PS- së dhe LSI- së dje në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania