Gazeta Shqiptare

Zgjidhja e krizës, apeli i kreut të PDIU, Idrizi: Rama e Basha të ulen në bisedime

-

Kreu

i PDIU- së deklaron propozimet e Paktit Ko mbëtar dhe ka një mesazh për mazhorancë­n e opozitën: konflikti permanent u shërben dy palëve për të fshehur paaftësinë e tyre për të avancuar drejt konsolidim­it të demokracis­ë në Shqipëri. "Rama e Basha duhet të ulen në bisedime për të zgjidhur krizën e për ta futur vendin në hullijtë e kushtetuts­hmërisë", tha z. Idrizi. Referuar krizës politike që ka mbërthyer vendin, kreu i PDIU- së paraqiti Paktin Kombëtar me pesë pika, ku spikat reforma në drejtësi, reforma zgjedhore, ndryshimet në sistemin zgjedhor, ku propozohet një zonë elektorale që do të thotë proporcion­al kombëtar dhe më pas krijimi i koalicione­ve pas zgjedhjeve. Sa i përket pikës së parë, atë të nevojës për dialog mes mazhorancë­s dhe opozitës, kreu i PDIU- së thekson se konflikti mes mazhorancë­s dhe opozitës është i pandërprer­ë gjatë gjithë tranzicion­it. "Ky konflikt permanent - thekson Idrizi - u shërben dy palëve për të fshehur paaftësinë e tyre për të avancuar drejt konsolidim­it të demokracis­ë në Shqipëri". Në këto kushte, kreu i PDIU- së i kërkon kryeminist­rit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha të ulen në bisedime për ta futur vendin në hullijtë e kushtetuts­hmërisë, pasi kriza politike, parlamenta­re po dëmton rëndë Shqipërinë dhe integrimin e saj në Bashkimin Europian.

MINISTRAT E BLUSHI

Seanca e djeshme u shoqërua edhe me debate, mes ish- deputetit socialist Ben Blushi dhe ministrave Bushati, Kodheli, Ahmetaj, Felaj e deputetit Erjon

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania