Gazeta Shqiptare

Basha: Qeveria teknike shkëput politikën nga krimi

Kreu i PD- së, në Kongresin e PPE: Mbështetje evropiane për zgjedhje të lira dhe të barabarta "Nuk tërhiqemi, duam zbatimin e ligjit të dekriminal­izimit"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë qën drimit në Maltë ku mori pjesë në Kongresin e PPE- së pati mbështetje­n e liderëve të djathtë evropianë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Z. Basha zhvilloi takime me udhëheqës të partive simotra dhe drejtues të institucio­neve europiane. Gjatë këtyre takimeve, Basha parashtroi kërcënimin real të zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri prej krimit, drogës dhe parave të pista, si dhe ka kërkuar mbështetje­n europiane për këtë betejë që po zhvillon opozita. Kjo ishte tema e bisedës me Presidenti­n e PPE, Josef Daul dhe me Sekretarin e Përgjithsh­ëm, Antonio Lopez Isturiz. Me ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, Basha vuri në dukje rëndësinë themelore që kanë zgjedhjet e lira për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Basha tha se kjo betejë për vlerat europiane do të zhvillohet deri në fitore. Kreu i PD- së u takua me Komisioner­in europian për Sigurinë, Dimitri Avramopulo­s me të cilin ndanë shqetësimi­n e thellë për krimin e organizuar, drogën dhe trafiqet. Basha e njohu me "KUSH GËNJEN? Rezoluta e PPE, për të cilën PD nuk e dha votën e saj: PPE inkurajon të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratik­e dhe në institucio­net e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturor­e, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente. PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparen­t…", shkruan z. Rama në ' FB'.

planin e PD- së për luftë pa kompromis dhe shtypje të krimit dhe trafiqeve dhe mori garancitë për mbështetje­n e plotë dhe institucio­nale nga Komisioner­i për Sigurinë në luftën ndaj krimit në vend. Në bashkëbise­dimin me Pier- Ferdinando Cazini, kreu i senatit italian e ka siguruar Bashën se do të ketë përkrahjen e tij për kauzën e votës së lirë. Basha

argumentoi se e vetmja rrugëdalje është krijimi i një qeverie teknike që lufton drogën, paratë e pista, këput lidhjet me krimin dhe zbaton dekriminal­izimin. Cazini e ka vlerësuar si të drejtë propozimin e opozitës shqiptare për daljen nga kriza. I shqetësuar për situatën e krimit të organizuar dhe drogës është dhe kreu i opozitës greke, Kyrjakos Micotaqis. Në takimin me Bashën, kryeopozit­ari grek u shpreh se e çmon dhe mbështet betejën që Basha dhe opozita shqiptare po bëjnë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Senatori italian Mario Mauro dhe kryetari i grupit ' Forza Italia' në Senatin italian, Paolo Romani e njohin situatën në Shqipëri. Ata i thanë z. Basha se qëndrojnë në krah të tij dhe se përpjekjet e mëdha që po bëhen për votën e lirë janë të drejta. Në takimin me Presidenti­n e Këshillit të Europës, Pedro Agramunt, z. Basha theksoi se Shqipëria s'duhet lënë të bjerë në greminën e krimit të organizuar që ka kapur shtetin dhe të karteleve të drogës me lidhje qeveritare që kanë planifikua­r mbajtjen e pushtetit duke asgjësuar votën. Z. Basha mori garancinë e Agramunt për mbështetje që Shqipëria të mos bëjë kthim pas në standardet e demokracis­ë e votës së lirë. Kryetari Basha u takua edhe me kryeminist­rin kroat, Andre Plenkovic; me fituesin e zgjedhjeve në Bullgari, Borisov; me Doris Pack, që e njeh mjaft mirë gjendjen e krimit, të drogës dhe kërcënimin e votës në Shqipëri; me kreun e kristiande­mokratëve holandezë, Sybrand Buma; me kreun e Komisionit të Jashtëm në PE, David Mcallister; me krerët e partive simotra të Kreu

Suedisë dhe Sllovenisë; ministrin federal të Bujqësisë në qeverinë gjermane, Christian Schmidt. Në këto takime është theksuar

nevoja që ka Shqipëria për të ndalur planin e qeverisë për vjedhjen e cenimin e votës dhe për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme.

 ??  ?? Lulzim Basha në takim me përfaqësue­s të PPE
Lulzim Basha në takim me përfaqësue­s të PPE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania