Gazeta Shqiptare

Topi: Të ndërhyjnë ndërkombët­arët

-

i FRD, Bamir Topi kërkon ndërhyrjen e faktorit ndërkombët­ar për zgjidhjen e situatës së rëndë politike. Përgjegjës për situatën ai bëri partitë politike, për të cilat tha se kanë braktisur qëllimisht Komisionin e Reformës Zgjedhore. "FRPD do të hyjë në zgjedhje", deklaroi Topi ndërsa shtoi se nuk mbështet opozitën në kërkesën e saj për qeveri teknike. "Të hyjnë me shpejtësi për të luajtur rolin e mediatorit. Sot unë nuk i bëj thirrje më as presidenti­t të Republikës, i cili asnjëherë në këtë situatë nuk ka qenë personi mbi palët, madje ka qenë palë", tha z. Topi. Kreu i FRD- së përmendi se forcat politike e kanë braktisur qëllimisht Komisionin e Reformës Zgjedhore. "Është i vetmi komision që në Parlamenti­n e Shqipërisë funksionon mbi bazën e bashkëkrye­tarëve, është komision bipartizan, ka dy bashkëkrye­tarë, kanë të drejtën e vetos dhe në mënyrë të qëllimshme e kanë braktisur për të realizuar pastaj alibi", u shpreh ai. "Bashkëpuni­mi paraelekto­ral - tha Topi - do të jetë në varësi të sjelljes së partive politike. Deklaratat i bëri pas mbledhjes së kryesisë së FRD- së, ku u diskutua për situatën politike në vend dhe përcaktimi­n e strukturav­e për zgjedhjet e 18 qershorit.

EDI PALOKA

"Jemi këtu që të qërojmë ata që na e kanë sjellë Shqipërinë në këtë ditë. Duke treguar vendosmëri­në tonë, jemi të bindur se dita e fitores është gjithnjë e më afër. Lëvizja jonë nuk ka fund tjetër përveç fitores, ne do të shkojmë në zgjedhje të lira", tha z. Paloka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania