Gazeta Shqiptare

Mustafaj: Aleanca PS- LSI nuk prishet

-

Publicisti

Besnik Mus tafaj shprehu dje bindjen se Partia Socialiste nuk është më ajo e 4 viteve më parë dhe se kredibilit­eti i popullit për të ka rënë. Ishdeputet­i i PD- së, i ftuar "Opinion" në "News 24" tha se edhe pse nuk sheh shenja të prishjes së koalicioni­t mes PS dhe LSI, mes tyre do të ketë një luftë nervash për atë që do të ndodhë më 18 qershor. "Zgjedhjet në Kavajë do të jenë parashfaqj­a e asaj që do të ndodhë më 18 qershor. Kjo është një luftë nervash mes PS dhe LSI për atë që do të ndodhë më 18 qershor. Nuk shoh shenja prishjesh koalicioni, por shoh më shumë pazare nga ana e LSI- së. Lideri i PS nuk duket se po i merr seriozisht sinjalet djegëse që dërgojnë personalit­ete të LSI- së", tha Mustafaj. Sa i përket bojkotit të zgjedhjeve nga opozita, ai shprehet: "Nuk thotë që në mënyrë absolute jo, por kërkon plotësimin e kushteve, pra qeverinë teknike. Besoj se tani ka shumë pak të pavendosur. Në kokën e njerëzve është përcaktuar se kujt do i jepet vota. Nuk ka surpriza. Nuk ka emra të rinj që të bëjnë të lëkundet zgjedhja. Po u bënë vetëm me mazhorancë­n, atëherë kemi vetëm votime dhe jo zgjedhje".

Komunikimi mes drej tuesve të PS- së dhe LSI- së u ashpërsua dje më shumë. Kreu i PS- së për Tiranën, ish- ministri Saimir Tahiri dhe kreu i Grupit Parlamenta­r të LSIsë, Luan Rama nuk i kanë kursyer deklaratat kritike ndaj njëri- tjetrit. Në një status në "Facebook", Tahiri u shpreh dje: "LSI- ja ka mbështetur reformat dhe ka bashkëpunu­ar me PS- në pa shkelur asnjëherë marrëveshj­en me 1 milion votuesit tanë. Por, nuk mund të mos them sot, si udhëheqës politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, se prononcime­t publike për mospjesëma­rrje në zgjedhjet e Kavajës apo për vetë procesin zgjedhor në Kavajë, që na qenka, sipas LSI- së, farsë pa opozitën, janë destruktiv­e dhe nuk ndihmojnë askënd". Duke sqaruar pretendime­t e shfaqura një ditë më parë nga Luan Rama se LSI- ja nuk u pyet për kandidatur­ën për Bashkinë e Kavajës nga PSja, Tahiri u shpreh: "Ku nuk merr pjesë LSI- ja? Sepse kandidatur­ën e Kavajës në marrëveshj­en e koalicioni­t, e propozon PS- ja, ashtu sikundër po PS- ja propozoi kandidatur­ën për Dibrën dhe LSI- së i takonte të propozonte kandidatur­ën për Kolonjën. LSI- ja, le të thotë më mirë që nuk dëshiron të merret me fushatën e Kavajës, dhe kjo mund të jetë e mirëkuptue­shme. Por kështu nuk shkon, sepse jo vetëm nuk vriten dy zogj me një gur në këtë rast, por po sulmohet PS- ja duke i shkelur syrin PD- së", - u shpreh Tahiri. "Nejse, ne u mësuam me këtë standard të çuditshëm, ku një partner në koalicion punon si qeveri dhe polemizon si opozitë! Për ne s'ka asnjë dilemë. Ne po qeverisim, edhe në koalicion me LSI- në, për të reformuar rrënjësish­t Shqipërinë", - tha ai. Por nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Luan Rama, në një prononcim për mediat dje para Parlamenti­t tha se "LSIja nuk është regjistrua­r për të marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë Kavajë, sepse mënyra se si është proceduar deri tani në përzgjedhj­en e kandidatur­ës ka qenë e njëanshme dhe ne nuk jemi trajtuar si partnerë". Deklaratat e një dite më parë të deputetit të LSI- së, Spartak Braho, Rama i konsideroi një reflektim të vonuar dhe një qëndrim tërësisht të tij. "Është një reflektim i vonuar i Brahos dhe një qëndrim tërësisht i tij, nga i cili ne distancohe­mi, pasi nuk e Këshilltar­ët

e PS- së bojkotuan dje, mbledhjen e Këshillit bashkiak në Berat, në shenjë proteste ndaj kryebashki­akut Petrit Sinaj, nga radhët e LSI- së. 12 këshilltar­ë të PS- së në Këshillin Bashkiak të Beratit braktisën mbledhjen, pasi siç thonë, LSI- ja po ushtron presion politik duke hequr njerëz nga puna. Kryetarja e PS- së në Berat, Valbona Zylyftari tha dje: "Ne denoncojmë fort presionin e madh që po bëhet nga ana e LSI- së për të krijuar një klimë të keqe e jobashkëpu­nuese në këtë fillim fushate. Nuk janë respektuar nivelet e drejtimit dhe përfaqësim­it ndaj PSsë. Jemi të shqetësuar për largimet nga puna të specialist­ëve në shkelje flagrante të ligjit, të paargument­uara dhe vetëm me një qëllim, atë politik". Zylyftari përmendi gjithash-

kushtëzojm­ë bashkëpuni­min tonë, qoftë edhe në koalicion me PS- në, nga fakti se sa aktorë përfshihen në të. Nga ana tjetër, ne e çmojmë rolin e çdo force politike në vend, ashtu si e konsideroj­më një kauzë të drejtë trajtimin me përgjegjsh­mëri dhe realizëm çështjen e çamëve të

Çamërisë", - u shpreh Luan Rama. "Ne nuk mendojmë njësoj as si PD- ja dhe as si Saimiri. Po t'i referohemi Saimirit, edhe para 6 muajsh ai tha se nuk është e nevojshme ushtria për kanabisin, ndërkohë që dje qeveria reflektoi dhe ridimensio­noi luftën antikanabi­s", - deklaroi Luan

Rama, duke i kthyer përgjigje edhe si ish- ministrit të Brendshëm. Sipas Luan Ramës, në lidhje me koalicioni­n PS- LSI ka ende kohë deri më 1 prill. "Sot jemi 30 mars dhe jo 1 prill. Ne jemi duke vazhduar koalicioni­n me shumë përgjegjës­i dhe realizëm. Edhe kritikat që ne bëjmë janë, pa dyshim, një

kontribut qytetar dhe shumë demokratik për ta forcuar koalicioni­n", - tha ai. Por, ironik ishte dje deputeti i PS- së, Erjon Braçe, i cili u shpreh: "' Vendosin strukturat drejtuese të partisë', kështu është ajo shprehja? Atëherë do të vendosin strukturat drejtuese të partisë", - tha Braçe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania