Gazeta Shqiptare

Çregjistri­mi i 100 mijë makinave, falen 12 mld lekë

Zbardhet procedura, si përfitohet nga falja e miratuar dje në parlament Fshihen detyrimet deri në 2011, falen kamatat deri në 2014

- Ornela Manjani

Miratohet në Kuvend ligji për faljen, ku përfshihet heqja nga qarkullimi dhe çregjistri­mi i mjeteve të transporti­t për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri në dhjetor 2011, si dhe shuarja e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Për mjetet e transporti­t që nuk hiqen nga qarkullimi, parashikoh­et shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat 2010 dhe më parë dhe fshirja e gjobave dhe kamatëvone­save për periudhën 20112014, me kusht pagesat e detyrimeve të 2011- ës e në vijim, pra vazhdon i njëjti parim për periudhën. Efekti financiar është 11.9 miliardë lekë, çka do të thotë se kjo është vlera në para që u falet pronarëve të mjeteve.

FALJA E DETYRIMEVE

Rreth 100 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesi­t janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilët prej vitit 2000 deri në 2011- ën nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin dhe makinat e tyre duan t'i nxjerrin nga qarkullimi. Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjitha detyrimeve, d. m. th. të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e faljes t'i drejtohen Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor për çregjistri­min dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit. Ndërsa, pronarët e makinave që për të njëjtën periudhë, nga viti 2000 deri në dhjetor të vitit 2011, nuk kanë paguar taksat dhe duan të mbajnë në qarkullim mjetin, duhet të paguajnë vetëm taksat për të gjithë periudhën dhe përfitojnë falje të kamatave. Skema është bërë e ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor, të cilat bëjnë të ditura që janë një pjesë e kon- siderueshm­e mjetet që nuk kanë përfituar nga amnistia e vitit 2009 pasi pronarët e tyre nuk kanë aplikuar. Sipas të njëjtave burime, makinat që kanë detyrime për taksat dhe gjobat pas janarit 2012, do të përfitojnë falje të gjobave vetëm në rast se kryhet pagesa e detyrimeve tatimore.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor bëjnë të ditur se do të çregjistro­hen të gjitha mjetet që nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 dhjetor 2011. Çregjistri­mi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e pra-

pambetura, si, taksën e regjistrim­it të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimi­t rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritur­a për efekt të mospagimit të taksave. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pronarëve të makinave që paraqiten dhe kërkojnë moskryerje­n e procedurës së çregjistri­mit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve, që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë. Sipas draftit, personave të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerje­n e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvone­save të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen. "Nëse brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR- ja do të kryejë pa pagesë, heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të tij", thuhet në projektlig­jin e Ministrisë së Financave.

Nuk përfitojnë nga fshirja sipas këtij ligji subjektet që kanë detyrime tatimore ose doganore që kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë si të dënuar penalisht për evazion fiskal apo kontraband­ë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania