Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Nga ligji i faljes përfitojnë mbi 220 mijë qytetarë

Vendimi, 90 mijë individëve iu falen gjobat prej 10 mijë lekësh Përfshihet në falje edhe viti 2016, përfitojnë 90 mijë persona

- Ornela Manjani

Miratimi i ligjit të fal jes dje në parla ment shpëton nga gjobat dhe kamatëvone­sat 220 mijë qytetarë". Kështu është shprehur pas miratimit në parlament të ligjit të faljes së detyrimeve të papaguara, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ku ndër të tjera ai tha se kjo shumicë ka interes për të përmirësua­r klimën e biznesit. "Shumica është gjithnjë e interesuar për të përmirësua­r klimën e biznesit dhe të thjeshtojë procedurat tatimore. Jemi pro zbatimit të ligjeve fiskale. Ligji që sapo kaloi në parlament mori mbi 80 vota pro dhe është një rikonfirmi­m i fuqishëm i shumicës që sipërmarrj­es t'i fshihen borxhet dhe detyrimet e papaguara. Janë gati 30 miliardë lekë që fshihen detyrime pa kushte për sipërmarrj­en. Nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014 ka fshirje me kusht pagesën e pjesshme. 90 mijë individëve iu falen gjobat prej 10 mijë lekësh. Nga ky ligj përfitojnë mbi 220 mijë qytetarë. Falja nuk ka implikime penale", - u shpreh ai. Sipas ministrit, totali i borxhit i mbledhur që nga viti 1995 është 191 miliardë lekë. "Ndihmon klasën e mesme, ndihmon qytetarin tatimpague­s. Mos harro që, po votove për këtë ligj, ke votuar për ata 90 mijë veta që u gjobitën në qershor të 2016- ës. Mos harro që, janë 120 mijë qytetarë që përfitojnë nga fshirja e detyrimit, për shkak të regjistrim­it të mjeteve. Mos harro që, ka shumë sipërmarrj­e që përfitojnë nga kjo dhe nisin një jetë të re ekonomike në formalizim. Falja me kusht, fshirja me kusht, në potencë sjell para në buxhetin e shtetit. Po e shpjegoj fare qartë dhe fare thjesht: n. q. se ke 100 lekë principal e 50 lekë gjobë e 50 lekë kamatëvone­sa, parimi është paguaj 100, të të fshihet 50 dhe 50- ta tjetër. E pra, këto 100 që ti paguan, shkojnë në buxhetin e shtetit", - tha dje në parlament ministri i Financave.

ENTET SHTETËRORE

Nisur nga situata e detyrimeve të akumuluara ndërmjet operatorëv­e të sektorit elektro- energjetik me kapital 100% shtetëror, sektorit të ujësjellës- kanalizime si dhe nga ndërhyrjet e administra­tës tatimore nëpërmjet vlerësimev­e në vitet e kaluara, projektlig­ji ka parashikua­r që për këta operatorë, të fshihen edhe detyrimet ta- timore të papaguara, përjashtua­r kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re si dhe detyrimet e vetëdeklar­uara nga këta operatorë, dhe që u përkasin periudhave janar 2011- dhjetor 2013. Ndërkohë, për këta operatorë, për periudhën janar 2014- dhjetor 2014 do të aplikohet fshirja e gjobave dhe kamatëvone­save, me kusht pagesën, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, e tatimit/ taksës/ tarifës/ kontributi­t. Shuhen efektet tatimore për detyrime të papaguara të regjistrua­ra ose jo, apo në proces kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore të kryerjes së furnizimit, të dokumentit që vërteton përjashtim­in nga TVSH- ja, ose si pasojë e moslëshimi­t të këtij vërtetimi, me kusht që në çdo rast aplikimi pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të jetë paraqitur deri më 31.12.2014. Fshihen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në Doganë sipas kuptimit të pikës 2, të nenit 2 të këtij ligji, të evidentuar­a në administra­tën doganore, për TVSH- në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë dhe pajisjet, importimi i të cilave është përjashtua­r nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi deri në datën 31.12.2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania