Gazeta Shqiptare

Sipërmarrj­eve u fshihen 30 miliardë lekë detyrime pa kushte

Kategoritë që përfitojnë falje të plotë

-

Është

miratuar dje fshir ja e detyrimeve për periudhat përpara dhjetorit 2010, pra detyrimet mbi 6 vjet të vjetruara. Këto detyrime do të fshihen për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuar­a në këtë ligj. Totali i detyrimeve që fshihen është 29.4 miliardë lekë. Është vendosur pagimi i detyrimeve tatimore të viteve 2011, 2012, 2013 dhe 2016, duke ofruar incentivën e heqjes së gjobave dhe kamatave nëse paguhet tatimi brenda 6 muajsh. Totali i gjobave dhe kamatave që falen është 62.6 miliardë lekë. Totali i tatimit të pritshëm për t'u arkëtuar si rezultat i faljes së penalitete­ve dhe kamatave është 35 miliardë lekë. Subjektet që përfitojnë nga fshirja për detyrimet tatimore, përfitojnë me kusht që këto detyrime të jenë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kjo kupton se, nëse tatimpague­sit i kanë paguar detyrimet, nuk përfitojnë nga fshirja dhe detyrimet tatimore ose doganore të paguara nuk kthehen. Ky parashikim e shtrin efektin edhe për rastet kur tatimpague­sit kanë paguar detyrimet si kusht për ushtrimin e së drejtës për të apeluar, përveçse kur është vendosur garanci. Ky parash- ikim ligjor është në përputhje me përkufizim­in që legjislaci­oni fiskal i jep termit "tatim ose taksë", e cila është pagesë e detyrueshm­e dhe e pakthyeshm­e në buxhetin e shtetit ose në buxhetin e organeve të qeverisjes vendore. Ndërkohë që për llojet e tjera të tatimeve/ taksave/ tarifave fshihet edhe principali, kontribute­t janë përjashtua­r nga kjo fshirje, pasi kontributi është detyrim që i është mbajtur të punësuarit nga punëdhënës­i, dhe si i tillë duhet paguar në buxhet për qëllime të sigurimit të detyrueshë­m dhe për vitet e punësimit për qëllime të përfitimit të pensionit. Për këtë kategori nuk fshihet detyrimi ( kontributi), por synohet vetëm fshirja e kamatëvone­save dhe dënimeve administra­tive ( gjobat) për sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re të aplikuara sipas ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë. Këto detyrime që fshihen u përkasin periudhave tatimore përpara 5 vjetëve, dhe përveçse një pjesë duhej të fshiheshin si rezultat i ligjeve të mëparshme të faljeve, gjithashtu për këta 5 vjet rezultojnë të pambledhur­a.

 ??  ?? Ministria e Financave
Ministria e Financave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania