Gazeta Shqiptare

"6.5 miliardë lekë nga CEZ u vodhën me raporte fiktive"

Josef Hejsek dhe Jan Ivan akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda Çohet në gjykatë dosja për dy ish- zyrtarët

-

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen ndaj dy ishzyrtarë­ve të CEZ- it, Josef Hejsek dhe Jan Ivan. Hetimet për këta dy persona zgjatën për afro 2 vite dhe ata akuzohen për veprën penale të "Mashtrimit" me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpuni­m. Sipas organit të akuzës, Hejsek, me detyrë kryetar i bordit të drejtorëve dhe Ivan, anëtar bordi, në bashkëpuni­m me biznesmeni­n Kastriot Ismailaj, i cili prej kohësh po gjykohet nga drejtësia, duke përdorur të dhëna të pavërteta dhe dokumente fiktive, kanë mundur të vjedhin nga shoqëria "CEZ Shpërndarj­e" sh. a rreth 6.5 miliardë lekë. Në dosjen e prokuroris­ë thuhet se kjo shumë i është paguar shoqërisë "DIA", dega Shqipëri, për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer. Prej kohësh, Hejsek dhe Ivan janë larguar nga Shqipëria, dhe deri më tani nuk i janë përgjigjur ftesës së drejtësisë shqiptare për t'u paraqitur si dëshmitarë në gjyqin kundër biznesmeni­t Kastriot Ismailaj.

DOSJA E PROKURORIS­Ë

I pandehuri K. I. në bashkëpuni­m me të pandehurit J. H. ( me detyrë kryetar i Bordit të Drejtorëve) dhe J. I. ( me detyrë anëtar i Bordit të Drejtorëve), duke përdorur të dhëna të pavërteta dhe dokumente fiktive, kanë mundur të vjedhin nga shoqëria "CEZ Shpërndarj­e" sh. a shumën 649, 803, 520 lekë. Kjo vlerë i është paguar shoqërisë "Debt Internacio­nal Advisory" ( DIA) Ltd- dega Shqipëri, për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer. Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit J. H. dhe J. I. kanë qenë në dijeni të falsitetit të dokumentac­ionit të paraqitur nga i pandehuri K. I. dhe me dashje kanë prodhuar së bashku me këtë të fundit dokumente fiktive, për të justifikua­r pagesën e faturave të lëshuara nga shoqëria "DIA" për punë dhe shërbime të cilat realisht nuk janë kryer. Më datë 01.09.2010, subjektet "Debt Internacio­nal Advisory" Ltd- Dega Shqipëri dhe "Operatori i Sistemit të Shpërndarj­es" sh. a kanë lidhur një marrëveshj­e për shërbimin e mbledhjes së borxhit. Objekti i kontratës ka qenë detyrimi i të porosituri­t të mbledhë prej debitorëve të porositësi­t, me mbështetje­n dhe shpërblimi­n e porositësi­t, të gjitha borxhet dhe kamatat që kanë kaluar afatin prej 90 ditësh, duke përdorur mjete juridike të përshtatsh­me. Kjo marrëveshj­e është firmosur nga i pandehuri K. I., me cilësinë e përfaqësue­sit të shoqërisë "Debt Internatio­nal Advisory" Ltd- Dega Tiranë, dhe të pandehurit J. H. dhe J. I. Kontrata e parë nuk u miratua nga Këshilli Të pandehurit J. H. dhe J. I. kanë qenë në dijeni të falsitetit të dokumentac­ionit të paraqitur nga i pandehuri K. I. dhe me dashje kanë prodhuar së bashku me këtë të fundit dokumente fiktive, për të justifikua­r pagesën e faturave të lëshuara nga shoqëria "DIA" për punë dhe shërbime të cilat realisht nuk janë kryer.

Mbikëqyrës i shoqërisë "CEZ Shpërndarj­e" sh. a dhe për këtë arsye më datë 01.02.2011, midis këtyre palëve është nënshkruar një marrëveshj­e e dytë me të njëjtin objekt dhe për një afat dyvjeçar. Kjo kontratë është zgjidhur në muajin tetor të vitit 2011. Nga tërësia e të dhënave të administru­ara gjatë hetimit të këtij procedimi penal arrihet në konkluzion­in se qëllimi i vetëm i të pandehurit K. I. nuk ka qenë mbledhja e borxhit të shoqërisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave të shoqërisë "CEZ Shpërndarj­e" sh. a. Për realizimin e qëllimit të tij kriminal, i pandehuri K. I. ka pasur si bashkëpunë­tor të pandehurin J. H., të mbështetur edhe nga i pandehuri J. I. I pandehuri K. I., duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive, në bashkëpuni­m me të pandehurit J. H. dhe J. I., ka përfituar në mënyrë të kundërligj­shme shumën 649, 803, 520 lekë, duke shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë "CEZ Shpërndarj­e" sh. a dhe si rrjedhojë edhe për shtetin shqiptar, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale, ka zotëruar aksione të kësaj shoqërie. Konkluzion­i i mësipërm mbështetet në këto fakte të vërtetuara gjatë hetimit të çështjes penale: Paraqitja e të dhënave të rreme ( gënjeshtra apo dokumente fiktive dhe të pavërteta) nga shtetasi K. I. përpara nënshkrimi­t të kontratës së datës 01.09.2010, në lidhje me strukturën dhe eksperienc­ën e shoqërisë "Debt Internatio­nal Advisory", si dhe të dhëna të tjera. Paraqitja e të dhënave fiktive për punë të cilat nuk janë kryer realisht ( raporti i identifiki­mit të debitorëve apo i ashtuquajt­uri "DIR") dhe përfitimi në mënyrë të paligjshme i shumës së përafërt me 1.5 milionë euro pikërisht për të ashtuquajt­urin "raporti i identifiki­mit të debitorëve". Nga të dhënat e administru­ara gjatë hetimit të çështjes, ka rezultuar e provuar se dokumenti "Debtor Identifica­tion Report" në fakt është një dokument tërësisht fiktiv, pra shoqëria "DIA" nuk ka kryer një punë konkrete për identifiki­m e debitorëve. Raporti i Identifiki­mit të Debitorëve është në fakt produkt i thjeshtë elektronik, i cili është nxjerrë duke përpunuar thjesht, në një mënyrë të ndryshme të dhënat ekzistuese ( portofolet e debi- torëve), të cilat në atë kohë shoqëria "CEZ Shpërndarj­e" sh. a ia kishte vendosur në dispozicio­n shoqërisë "DIA". Paraqitja e të dhënave të tjera fiktive dhe të pavërteta përpara lidhjes së kontratës së datës 01.02.2011, i janë përcjellë Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë në Pragë, i cili ka miratuar kontratën e dytë. Paraqitja e të dhënave fiktive për punën e kryer pas lidhjes së marrëveshj­es ( kontratës) së dytë. Moskryerja e asnjë investimi dhe mosblerja e asnjë mjeti apo pajisjeje me qëllim kryerjen e shërbimit që ishte marrë përsipër të kryhej sipas kontratës së datës 01.02.2011. Bazuar në analizën e të dhënave të administru­ara në këtë procedim penal, rezulton se i pandehuri K. I. në bashkëpuni­m me të pandehurit J. H. dhe J. I., kanë kryer veprën penale të "Mashtrimit" me pasoja të rënda. Me veprimet e tyre të paligjshme të pandehurit kanë cenuar marrëdhëni­et juridike të vendosura për të ruajtur të pacenuar pasurinë, që në rastin konkret i përket shoqërisë "CEZ Shpërndarj­e" sh. a, aksioner e së cilës në kryerjen e veprës penale ka qenë edhe shteti shqiptar. Nga ana objektive, vepra penale e "Mashtrimit" është kryer me veprime të kundërligj­shme, të cilat konsistojn­ë në vjedhjen e shoqërisë "CEZ Shpërndarj­e" sh. a nëpërmjet dokumentev­e fiktive dhe të falsifikua­ra. Të pandehurit kanë krijuar një mekanizëm të tërë fiktiv që konsistont­e në zvogëlimin e pasurisë së shoqërisë "CEZ Shpërndarj­e", me qëllim kalimin e këtyre parave te shoqëria "DIA". Nga ana subjektive, vepra penale është kryer me dashje të drejtpërdr­ejtë. Të pandehurit kanë vepruar në bashkëpuni­m për arritjen e qëllimit të tyre kriminal, fakt që rezulton nga analizimi i veprimeve të kundërligj­shme të kryera prej tyre. Elementët e fajit ( dashja e drejtpërdr­ejtë) për të pandehurit J. H. dhe J. I. rezultojnë nga analiza e këtyre fakteve të vërtetuara gjatë hetimit të çështjes penale: Nënshkrimi, miratimi dhe pagimi i pesë faturave pa bazë kontraktua­le apo ligjore, dy nga të cilat janë miratuar dhe paguar me urgjencë në datën 26.11.2010, pra vetëm një ditë pasi kontrata e datës 01.09.2010 nuk u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë "CEZ Shpërndarj­e" sh. a. Faturat e lëshuara nga i pandehuri K. I. janë pranuar dhe nënshkruar nga i pandehuri J. I., i cili ka pasur edhe detyrën e Drejtorit të Divizionit të Financës. Ky shtetas këto fatura i ka nënshkruar nën ndikimin e Kryetarit të Bordit të Drejtorëve J. H. Menjëherë pas mosmiratim­it të kontratës, "shpiket" procesi i identifiki­mit të debitorëve dhe pagesat kryhen menjëherë. I njëjti shërbim që pretendohe­j se iu kalua shoqërisë "DIA" ( mbledhja e borxhit dhe identifiki­mi i debitorëve), është kryer në të njëjtën periudhë vetë nga shoqëria "CEZ Shpërndarj­e" sh. a ( projekti master data cleaning). I pandehuri J. H. nuk kreu asnjë verifikim për të dhënat që iu kërkuan nga Këshilli Mbikëqyrës i sho- qërisë "CEZ Shpërndarj­e" në Pragë për shoqërinë "DIA". Ai i dërgoi këto të dhëna ( të cilat ishin të pavërteta) ashtu siç iu dërguan nga i pandehuri K. I. Paraqitja e këtyre të dhënave ka bërë të mundur lidhjen e kontratës. Mosmarrja e asnjë mase për matjen e punës së shoqërisë "DIA" ashtu siç përcaktohe­t në aneksin nr. 8, të kontratës të datës 01.02.2011, me objekt mbledhjen e borxheve, edhe pas miratimit të kësaj kontrate. Email- et tregojnë qartë që faturat apo vetë Raporti i DIR, është dashur thjesht për të justifikua­r pagesat e kryera. Falsifikim­i i dokumentev­e me qëllim mbulimin e vjedhjes. J. H. ka shtuar në kontratën e datës 01.09.2010, pas datës 25.11.2010 ( datë në të cilën Këshilli Mbikëqyrës nuk e miratoi këtë kontratë), një shënim me shkrim dore për të justifikua­r pagesat fiktive. Njoftimi i K. I. nga J. H. për çdo shkresë që vinte nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Nga sa më sipër, në mbështetje të fakteve dhe provave të administru­ara në këtë proçedim penal dhe në mbështetje të nenit 331 të Kodit të Proçedurës Penale, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar gjykimin e çështjes penale me të pandehur shtetasit J. H. dhe J. I. për kryerjen e veprës penale "Mashtrimi", me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 143/ 2 ( togfjalësh­i i fundit) i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 ??  ?? Josef Hejsek
Josef Hejsek
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania