Gazeta Shqiptare

Ekzekutoi 2 vëllezër për kromin, burg përjetë Muharrem Burgjishës

Autori i masakrës së 25 korrikut 2014 pretendoi se ishte i sëmurë mendor Plagosi edhe djalin 16- vjeçar të njërit prej viktimave

-

Gjykata e Kukësit ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Muharrem Bugjisha, i cili akuzohet nga Prokuroria për vrasjen me armë të vëllezërve: Emri dhe Bilbil Batusha, si edhe plagosjen e Arbër Batushës, pas një konflikti verbal mes tyre, lidhur me përdorimin e një hapësire tokë krommbajtë­se në fshatin Kalimash. Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 25.07.2014 dhe nga hetimet e Prokuroris­ë rezultoi se i akuzuari Bugjisha, në vijim të një debati verbal, ka qëlluar 7 herë me pistoletë, nga të cilat ka mbetur i vdekur në vend 45- vjeçari Emri Batusha, ndërkohë që është plagosur rëndë dhe ka vdekur rrugës për në spital, 30vjeçari Bilbil Batusha. Ndërkohë, nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe 16vjeçari Arbër Batusha ( djali i Emriut). Pas krimit, i akuzuari është larguar dhe gjatë periudhës së hetimit nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Autori i akuzuar është vetëdorëzu­ar në kohën kur Prokuroria e Kukësit dërgoi kërkesën për gjykim ndaj tij për veprat penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake". Gjatë gjykimit, i pandehuri Muharrem Burgjisha dhe mbrojtja e tij kanë pretenduar se ai ( Burgjisha) ka pasur probleme me shëndetin mendor si në kohën e kryerjes së krimit, po ashtu edhe në periudhën në vijim. Pas kryerjes së ekspertiza­ve ligjore, është konkluduar se i pandehuri nuk ka probleme të shëndetit mendor dhe se ai e ka kryer krimin në vijim të konflikti për të ndarë zonat e kërkimit të kromit në minierën e Kalimashit. Në përfundim të procesit gjyqësor, gjykata pranoi kërkesën e Prokuroris­ë së Kukësit dhe dënoi me burgim të përjetshëm të pandehurin.

ARRESTIMI I AUTORIT TË MASAKRËS

Më 17 janar të vitit 2015, Policia e Shtetit arrestoi autorin e masakrës së ndodhur në korrik të vitit 2014 në Kalimash të Kukësit, ku u mbetën të vrarë dy vëllezërit Emri dhe Bilbil Batusha. Muharrem Burgjisha kërkohej prej muajsh nga forcat e rendit, të cilët bënë të mundur kapjen e tij në qytetin e Laçit. Nga hetimet e kryera dyshohet se gjithçka ndodhi pas një sherri për kromin në minierën e Kalimashit. Sipas dëshmitarë­ve, para krimit, autori Muharrem Burgjisha dhe dy vëllezërit Emri dhe Bilbil Batusha janë konfliktua­r fizikisht, duke ushtruar dhunë fizike mbi 45- vjeçarin Batusha. Ky i fundit më pas është larguar duke u rikthyer sërish në stoqet e kromit, ku këtë herë me vete kishte edhe një armë zjarri tip kallashnik­ov. Me këtë të fundit ka qëlluar mbi dy vëllezërit Batusha, duke lënë fillimisht të vdekur në vend Emri Batushën dhe plagosur rëndë vëllain e tij Bilbilin dhe djalin 16- vjeçar Arbër Batushën. Pas kryerjes së hetimeve paraprake u deklarua se konflikti kishte nisur për pronësinë e një galerie kromi, e cila pretendohe­j nga të dyja palët. Mësohet se 2 vëllezërit Batusha dhe autori i vrasjes Burgjisha kanë qenë ortakë dikur. Nisja e bashkëpuni­mit të vrasësit me një tjetër person ka qenë zanafilla e konfliktit mes palëve. Fillimisht nga të shtënat Bilbil Batusha mbeti i plagosur dhe u dërgua në Tiranë në gjendje të rëndë, por rreth orës 20: 30 të 25 korrikut, ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda të marra në ngjarje.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi masakra
Vendi ku ndodhi masakra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania