Gazeta Shqiptare

Kultivimi i hashashit, Gjykata e Apelit lë në burg dy kryepleqtë e zonës së Dukagjinit

Përgjimet, avokati: Fjala rrashkalij­e s'do të thotë kanabis

-

SHKODËR - Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi, dy kryepleqtë e fshatrave Mgullë dhe Xhan në njësinë Pult të Dukagjinit, të cilët akuzohen për "Shpërdorim detyre" dhe "Mbajtje dhe kultivim të bimëve narkotike" janë lënë dje në "Arrest me burg" edhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër. Në këtë mënyrë, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila po ashtu i la në qeli dy personat në fjalë. Gjatë se-

ARRESTIMI

Më 28 shkurt të këtij viti, policia e Shkodrës e ndihmuar edhe nga forcat speciale finalizuan operacioni­n e koduar "Early Spring" duke vënë në pranga 17 persona për kultivim të bimëve narkotike. Mes të arrestuarv­e ishin dhe dy kryepleqtë e zonës së Dukagjinit, Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi. Ndërsa, një ditë para këtij operacioni u arrestua efektivi i FNSH- së së Shkodrës, Ardjan Loci.

ancës gjyqësore, mbrojtja, e përfaqësua­r nga avokati Bujar Hoti kërkoi një masë më të lehtë për dy klientët e tij.

Fillimisht për kryeplakun Gjin Lushi, avokati Hoti u shpreh se nga përgjimet që disponon prokuroria dhe pro- vat e gjetura në vendngjarj­e nuk ka asnjë përputhje, ndaj edhe bien akuzat për kryeplakun Lushi. Avokati tha se në përgjime, klienti i tij i pyetur nga një bashkëfsha­tar se çfarë po bën i është përgjigjur duke thënë se: "Jam ka ve rrashkalij­et" dhe kjo është marrë si provë duke e lidhur me mbjellje kanabisi. Sipas avokatit, nuk është askund e dokumentua­r se fjala rrashkalij­e do të thotë kanabis, por mund të ketë qenë fjala për lakra, fidanë hudhrash apo për pras dhe për këtë s'ka asnjë provë. Ndërkohë, avokati shtoi se kryeplaku Lushi ka marrë pjesë në aksionet që policia ka zhvilluar në Dukagjin për asgjësimin e drogës. Nga ana tjetër, prokurori Elvin Bogaj tha se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i drejtë. Bogaj deklaroi se kryeplaku i fshatit Xhan, Gjin Lushi s'ka bashkëpunu­ar me policinë si dhe ka bashkëpunu­ar për kultivim të kanabisit me persona të tjerë, kjo edhe në bazë të përgjimeve. Krye- suesja e seancës, Valbona Vata la në fuqi masën se sigurisë "Arrest me burg" për Gjin Lushin. Edhe për kryeplakun e fshatit Mgullë, Dritan Lisaj, avokati mbrojtës Bujar Hoti pohoi se klienti i tij ka marrë pjesë në aksionet e policisë dhe se nuk janë të provuara akuzat ndaj tij për mbjellje dhe mbajtje të kanabisit. Prokurori Bogaj tha se kryeplaku Lisaj u ka dhënë kurajë personave të tjerë për të kultivuar kanabis, ka bashkëpunu­ar me ta dhe në bazë të përgjimeve ka rezultuar se ka dekonspiru­ar aksionet e policisë në atë zonë. Në fund kryesuesja e seancës, Valbona Vata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për të dy kryepleqtë. se. ni.

 ??  ?? Kryeplaku Gjin Lushi në gjykatën e Shkodrës
Kryeplaku Gjin Lushi në gjykatën e Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania