Gazeta Shqiptare

Arrestohet i kërkuari për vrasje e pengmarrje

Policia: 30- vjeçari, autor i një sërë ngjarjesh kriminale në Vlorë e në Itali, përdorte disa gjeneralit­ete Klejvis Gjatari u arratis 5 vite më parë nga burgu i Kavajës

- Njoftim

Një 30- vjeçar i shpal lur në kërkim për një sërë veprash penale dhe që konsideroh­et si person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore është arrestuar dje nga policia e Vlorës. Bëhet fjalë për Klejvis Gjatarin, i cili që prej 5 vitesh ishte arratisur nga burgu i Kavajës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës bënë me dije se i riu i shumëkërku­ar u prangos në lagjen "Uji i Ftohtë". Sipas bluve, Gjatari akuzohet për vrasje, plagosje, pengmarrje, armëmbajtj­e pa leje etj. Mësohet se ai është autor i disa ngjarjeve në Vlorë. Ndërkohë, burimet e mësipërme pohuan se 30vjeçari figuron person me precedentë kriminalë dhe penalë në shtetin italian, për veprën penale të "Vrasjes". Nga hetimet e kryera, për shkak të problemeve me drejtësinë shqiptare dhe të huaj, Gjatari ka përdorur disa gjeneralit­ete të tjera si: Erion Gjatari, Eri Gjata, Erion Sual. Dyshohet se ky shtetas gjatë kohës që ka qenë në kërkim është përfshirë në vepra të tjera të rënda kriminale, për të cilat Policia e Vlorës po punon intensivis­ht për dokumentim­in e plotë ligjor të tyre.

NGJARJET E KRYERA NGA KLEJVIS GJATARI

1. Në shtator të vitit 2012, Klejvis Gjahtari është shpallur në kërkim për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" në Kavajë, për të cilën është dënuar me 4 vite e 10 muaj burg. ( Vend në të cilin vuante dënimin për "Armëmbajtj­e pa leje" dhe "Kanosje"). Nga hetimet e kryera, për shkak të problemeve me drejtësinë shqiptare dhe të huaj, Gjatari ka përdorur disa gjeneralit­ete të tjera si: Erion Gjatari, Eri Gjata, Erion Sual. Dyshohet se ky shtetas gjatë kohës që ka qenë në kërkim është përfshirë në vepra të tjera të rënda kriminale, për të cilat Policia e Vlorës po punon intensivis­ht për dokumentim­in e plotë ligjor të tyre.

2. Në maj të vitit 2016 është autor i ngjarjes së ndodhur në "Plazhin e Ri", ku në bashkëpuni­m me shtetasit D. Rrapaj dhe A. Gjatari kanë marrë me forcë në mjetin e tyre shtetasin Y. K., duke e kanosur atë me armë zjarri. ( Ngjarje për të cilën i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale: "Heqja e paligjshme e lirisë", "Armëmbajtj­e pa leje", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë").

3. Në tetor të vitit 2016 është autor i ngjarjes së ndodhur në lagjen "Pavarësia", ku për motive të dobëta, në një lokal ka plagosur me armë zjarri shtetasin F. M. (" Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtj­e pa leje").

2. Në tetor të vitit 2016

është autor i ngjarjes së ndodhur në lagjen "Ujë i Ftohtë", ku në bashkëpuni­m me shtetasin O. Shehu, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit F. M., automjetin tip "Audi" dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri këtë të fundit. ( Ngjarje për të cilën i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale: "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë",

"Armëmbajtj­e pa leje" dhe "Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpuni­m").

3. Në dhjetor të vitit 2016 është autor i ngjarjes së ndodhur në lagjen "Ujë i Ftohtë", ku në bashkëpuni­m me persona të tjerë, i ka marrë me dhunë në rrugë shtetasit V. F., automjetin tip "Benz" në pronësi të këtij të fundit. (" Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpuni­m").

 ??  ?? Klejvis Gjatari në momentin e arrestimit
Klejvis Gjatari në momentin e arrestimit
 ??  ?? Vendi ku ndodhi konflikti mes të rinjve
Vendi ku ndodhi konflikti mes të rinjve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania