Gazeta Shqiptare

Roja i parcelave të kanabisit: Kisha pirë hashash, qëllova nga frika

-

TIRANE - Halil Shyti, nga fshati Llakaj në Memaliaj, i punësuar një vit më parë si roje në një parcelë me 1300 rrënjë kanabis, doli dje para gjykatës. Ai rrezikon një dënim të rëndë, pasi në korrik 2016, qëlloi me armë në drejtim të policisë, teksa efektivët e saj po afroheshin për të shkatërrua­r parcelat me drogë, raportoi "News24". Përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, i pandehuri e pranoi akuzën e prokuroris­ë dhe tha se ndihet thellësish­t i penduar. Më tej, ai u mundua të binte trupën gjykuese, se ditën e ngjarjes kishte konsumuar shumë hashash dhe ishte ndjerë tejet i frikësuar kur kishte parë policët, ndaj kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre. Prokuroria bën të ditur se nga plumbat mbeti i plagosur lehtë një efektiv i policisë. I riu Shyti, u prangos pak orë pas ngjarjes dhe pranoi se ishte i punësuar si roje pranë parcelave. Në rastin e tij, prokuroria nuk është mjaftuar vetëm me akuzën e "Vrasjes së mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë", por ka ngritur mbi supet e 22vjeçarit edhe akuzat e "Kultivimit të hashashit", "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë" dhe "Vjedhjes së energjisë elektrike". Sipas prokuroris­ë, me qëllim që të furnizonte me energji pompat e ujit me të cilat ujiste parcelat, ai kishte lidhur në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike. I pandehuri po gjykohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa babai i tij do të përgjigjet përpara gjykatës së Gjirokastr­ës për akuzën e "Kultivimit të hashashit". Ndërkohë, me kërkesë të prokuroris­ë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Albano Ramën, që dyshohet si pronar i parcelave me hashash, por ai ende nuk është arrestuar nga policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania