Gazeta Shqiptare

Mishi i kalbur, AKU: Analizat paraprake janë brenda normave

Ngarkesat me mish derri e pule do mbahen të bllokuara deri në ekzaminimi­n e plotë "Për vendim përfundimt­ar presim ISUV- në"

-

Analizat paraprake të mishit të importuar nga Brazili, i cili u bllokua pak ditë më parë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë treguar se parametrat e tij janë brenda normave të lejuara. Lajmi është bërë me dije nga vetë AKU, por për të dalë në një konkluzion përfundimt­ar do të priten edhe rezultatet e analizave të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare. Më konkretish­t, në njoftimin e AKU- së thuhet se: "Pas bllokimit të mishit që importohej nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori mostrat për të bërë analizat e këtij produkti. Mostrat janë çuar në laboratorë­t e AKUsë, por edhe në laboratori­n e referencës pranë ISUVsë. Nga përgjigjet e anali- zave të ardhura nga laboratorë­t e AKU- së rezulton se parametrat e mishit që ka ardhur nga Brazili, janë brenda normave të lejuara nga ligji. Meqenëse kanë dalë vetëm përgjigjet e analizave nga laboratorë­t e AKU- së, produkti do të vi- jojë të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave edhe nga laboratori i referencës pranë ISUV."

BLLOKIMI

Bllokimi i mishit të derrit dhe pulës që importohej nga Brazili u bë në datën 27 mars, ndonëse nuk kishte alert nga sistemi RASFF ( Rapid Alert System for Food and Feed), që është sistemi i lajmërimit të shpejtë për ushqim, një instrument i Komisionit Europian. Urdhrit të AKU- së iu shtua edhe një udhëzim i Ministrisë së Bujqësisë, i cili detyronte autoritete­t që të bënin kontrolle derisa të qartësohej nëse mishi brazilian është brenda standardev­e. "Është bërë identifiki­mi i subjekteve dhe është bërë bllokimi nëpër magazinat e këtyre subjekteve. Bllokimi do të vazhdojë derisa të mbyllet çështja ndërkombët­are", - tha kreu i AKU- së, Dritan Sejko pak ditë më parë. Ndërkaq, drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Mishit thanë se siguria ushqimore në vendin tonë nuk është aty ku duhet. Ekspertët e ushqimit pohuan se është e vështirë të fshehësh mishin e kalbur, për shkak të erës së tij, por dyshimet janë se mbi të hidhen solucione që largojnë çdo lloj arome. 33 zyrtarë në Brazil janë nën hetim, pasi dyshohen se janë përfshirë në skandalin e eksportit të mishit të kalbur. Brazili eksporton çdo vit 11 miliardë dollarë mish, duke nxjerrë në vend të dytë Kinën, nga fuqia eksportues­e e këtij produkti.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania