Gazeta Shqiptare

Bashkia e Njësitë Administra­tive, dalin tabelat me rritjen e pagave

Nivelet e reja do përllogari­ten nga 1 marsi, përfitojnë edhe punonjësit e Policisë Bashkiake Shtesa nga 7 - 36%, ja masa sipas kategorive

-

Bashkia e Tiranës ka gati rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e zgjedhur e të emëruar si dhe të institucio­neve të varësisë. Ndryshimet priten të miratohen në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, që është planifikua­r për t'u zhvilluar në datën 5 prill, ndërkohë që do t'i shtrijnë efektet financiare prej datës 1 mars 2017. Sipas projektven­dimeve të siguruara nga "Gazeta Shqiptare", rritje pritet të përfitojnë funksionar­ët dhe nëpunësit civilë në Bashkinë e Tiranës, punonjësit administra­tivë si dhe punonjësit e Policisë Bashkiake. Po ashtu, paga më të larta do të marrin edhe punonjësit e Njësive Administra­tive me 20 001- 50 000 banorë ku përfshihen Njësitë Administra­tive 3, 8, 10 dhe Njësia Administra­tive Kashar, punonjësit e Njësive Administra­tive me 50 001- 100 000 banorë ku futen Njësitë Administra­tive 1, 2, 4, 5, 6, 7, 9, 11 si dhe punonjësit e Njësive Administra­tive me 5 001- 20 000 banorë ku bëjnë pjesë: Bërzhita, Baldushku, Dajti, Farka, Ndroqi, Petrela, Peza, Vaqarri, Zall- Herri dhe Zall- Bastari. Një tjetër kategori që do t'u rritet paga nga data 1 mars janë dhe punonjësit e Njësive Administra­tive me më pak se 5 000 banorë, ku futet Njësia Administra­tive Kërrabë dhe Shëngjergj si dhe punonjësit administra­tivë të të gjitha Njësive Adminis- trative. Pjesë e projektven­dimeve janë edhe punonjësit e Drejtorisë së Përgjithsh­me Nr. 1, Nr. 2 dhe Nr. 3 të Punëtorëve të Qytetit, ata të Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme si dhe punonjësit e "Agjencisë së Shërbimeve Funerale". Rritja e pagave për këto kategori vjen në kuadër të ndryshimev­e në legjislaci­onin e pagave si dhe të rritjes së nivelit të pagave në nivel qendror dhe vendor. Sa i takon masës së rritjes, Bashkia e Tiranës ka planifikua­r në buxhetin e vitit 2017 ndryshimet në nivelin e pagave për të gjitha institucio­net e varësisë një rritje mesatare prej 7% për nëpunësit dhe një rritje mesatare nga 30- 36% për punonjësit, duke filluar nga paga bazë minimale 30 mijë lekë. Ndërkaq, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do të miratohet niveli i ri i pagave edhe për punonjësit e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, të Qendrës Kulturore Tirana, për punonjësit e qendrave sociale si dhe për punonjësit e Qendrës Rinore "Ten". Edhe për këta punonjës është planifikua­r një rritje mesatare prej 7% për nëpunësit dhe një rritje mesatare nga 30- 36% për punonjësit, duke filluar nga paga bazë minimale 30 mijë lekë. Të njëjtën rritje do e përfitojnë edhe punonjësit e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Taksave dhe Tarifave Vendore, punonjësit e Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit, ata të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumator­it, të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacion­it si dhe punonjësit e "Tirana Parking". Ndërkaq, "Gazeta Shqiptare" publikon sot tabelat e plota me rritjen për çdo kategori si dhe shtesën për vjetërsi në punë, të cilat i gjeni bashkëngji­tur shkrimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania