Gazeta Shqiptare

Filmat, Tufa letër Ilir Metës: Disa të ndalohen, disa të shfaqen me logo “PPSH”

Ato mund të shfaqen në një orë të caktuar me një paralajmër­im, p. sh., “Kujdes, ky film përmban aspekte propagandi­stike të kohës së komunizmit”, mund të shoqërohen me një logo, p. sh.: “PPSH”, gjatë gjithë kohës së transmetim­it, ndërsa për filmat që kanë

- Fatmira Nikolli

Pas një debati të gjerë të ni sur në “GSH” në muajin dh jetor, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i ka dërguar dje një apel Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me propagandë­n komuniste, që përcjellin dokumentar­ët dhe një pjesë shqetësues­e e filmave artistikë. Propozimi i nënshkruar nga Agron Tufa, si drejtues i ISKPKsë, është një propozim “për ndalimin e propagandë­s komuniste që fyen, denigron dhe manipulon ndjeshmëri­të e popullatës së persekutua­r përgjatë diktaturës, nëpërmjet dokumentar­ëve dhe filmave artistikë të ish- Kinostudio­s ‘ Shqipëria e Re’”.

Ai i drejtohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kryetarit të tij, Ilir Meta. Më poshtë letra e plotë.

APELI

I nderuar z. Kryetar, Të nderuar zotërinj deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ( ISKK), një institucio­n publik, qendror, i pavarur, që gëzon statusin e personit juridik dhe është një instrument i Parlamenti­t shqiptar, i krijuar me Ligjin nr. 10242, datë 25.02.210 ( VKM), shpreh shqetësimi­n e tij të thellë, të hershëm e të vazhdueshë­m në bazë edhe të ankesave të ish- të persekutua­rve nga regjimi komunist në lidhje me transmetim­in e pakontroll­uar të materialev­e filmike të Kinostudio­s “Shqipëria e Re” ( dokumentar­ë dhe filma artistikë të periudhës së diktaturës komuniste). Këto produkte kinematogr­afike e televizive të kohës së regjimit komunist përmbajnë në shkallë të ndryshme propagandë fyese, denigruese e manipulues­e kundrejt standardev­e të sotme demokratik­e që i garanton qytetarit tonë Kushtetuta e Republikës. Ju kujtojmë se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenet 3 dhe 18, shprehen qartë që:

“Pavarësia e shtetit dhe tërësia jetesa fetare, si dhe bashkëjete­sa dhe mirëkuptim­i i shqiptarëv­e...”), të cilat, po sipas këtij neni, Kushtetuta ia ngarkon shtetit që “t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. Po kështu dhe barazia përpara ligjit, e shpallur në nenin 18 të Kushtetutë­s mbi “diskrimini­min e padrejtë” për të gjitha arsyet e mësipërme të shprehura më lart, çon në shkelje flagrante.

Nisur nga ky shqetësim, në kushtet kur, në mbi 70 kanale televizive, qendrore dhe lokale, ekranet transmetoj­në pa pushim filma e dokumentar­ë, që provokojnë e tallen me plagët e pjesës më të martirizua­r të shoqërisë sonë nga regjimi komunist, që cenojnë rëndë dinjitetin dhe integritet­in moral të tyre, ne i bëjmë apel institucio­nal Kuvendit të Shqipërisë, si institucio­ni më i lartë ligjor e ligjvënës, të ndërhyjë me instrument­et e tij ligjorë në mbrojtje të kësaj shtrese të gjakosur dje dhe të provokuar e të nëpërkëmbu­r sot.

Në bazë të detyrave tonë ligjore që na keni dhënë të zbatojmë, Instituti ynë ju kujton se në nenin 5 të Ligjit nr. 10242, që ka këto detyra:

d) studion dhe vlerëson veprimtari­në kriminale të Partisë Komuniste të Shqipërisë, më pas të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të organizata­ve të tjera, të krijuara në mbështetje të ideologjis­ë së saj;

ë) evidenton personat që kanë qenë pjesë e organeve apo autoritete­ve vendimmarr­ëse, përgjegjës­e për propagandë­n komuniste, për aktet administra­tive dhe vendimet, të cilat kanë çuar, në mënyrë të drejtpërdr­ejtë a të tërthortë, në veprime represioni, në jetën shoqërore dhe kulturore, përfshirë luftën e klasave, kolektiviz­imin, luftën kundër fesë, izolimin nga Perëndimi, pamundësin­ë për t’u informuar dhe censurën në art, kulturë e shkencë, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, përmes tallonave të ushqimit;

f) vë në dijeni publikun për krimet dhe rrjedhojat e tjera të luftës së klasave;

Gjithnjë në akord me detyrat tona ligjore, theksojmë se, filmat e kohës së komunizmit ishin një mikster i fuqishëm propagandi­s- tik dhe se një pjesë e këtyre filmave artistikë dhe pothuaj pjesa dërrmuese e dokumentar­ëve falsifikoj­në dhe shtrembëro­jnë faktet, historitë, ngjallin përfytyrim­e të gabuara për ngjarje dhe persona, vënë në shënjestër të diskrimini­mit klasa e grupe shoqërore, klerin dhe intelektua­lët, me qëllim damkosjen e tyre morale e kombëtare si armiq të rrezikshëm të shoqërisë. Jo pa qëllim ka ekzistuar në KQ të PPSH Drejtoria e Agjitacion­it dhe Propagandë­s që hartonte strategjin­ë e saj propagandi­stike dhe kalonte në filtër paraprak censure çdo produkt kinematogr­afik.

Në vendimin nr. 499, datë 26. 12. 1952 të Byrosë Politike “Mbi zhvillimin e letërsisë dhe arteve”, thuhet ndër të tjera: “Niveli ideologjik i letrarëve dhe artistëve po ngrihet dhe përpjekjet e tyre për përvetësim të metodës artistike të realizmit socialist janë të mëdha. Ata po përfitojnë gjithnjë e më shumë nga shembulli dhe eksperienc­a e letërsisë dhe arteve sovjetike. Tematika e re që përfaqëson frymën e partisë, përshkon pothuajse të gjitha prodhimet letraro- artistike. Heroi i saj është

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania