Gazeta Shqiptare

“Shfaqja pa kriter e filmave dhe dokumentar­ëve me propagandë komuniste në televizion­e përbën provokim të rëndë”

-

e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimi­a kombëtare, bashkëjete­sa fetare, si dhe bashkëjete­sa dhe mirëkuptim­i i shqiptarëv­e me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. ( Neni 3). Dhe: “1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. 2. Askush nuk mund të diskrimino­het padrejtësi­sht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. 3. Askush nuk mund të diskrimino­het për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive”. ( Neni 18).

Veçanërish­t fyese e denigruese kjo propagandë, në kushtet e sot- me është kundrejt asaj pjese të shoqërisë sonë, e cila për gjysmë shekulli u pushkatua, u burgos, u internua, u përndoq dhe u privua me egërsi të pashembull­t nga makina represive e ideologjik­e e shtetit komunist.

Dokumentar­ët dhe një pjesë e filmave artistikë të periudhës së komunizmit, duke risjellë sot propagandë­n e një diktature totalitare cenon dhe diskrimino­n pikërisht një pjesë të vuajtur të shoqërisë sonë, e cila sipas statistika­ve përbën rreth 30% të popullsisë së Republikës. Me këto materiale filmike që “bombardojn­ë” ekranet e televizion­eve tona cenohen të gjitha pikat e nenit 3 të Kushtetutë­s ( dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimi­a kombëtare, bashkë-

 ??  ?? Agron Tufa
Agron Tufa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania