Gazeta Shqiptare

NOSTALGJI PËR REVOLUCION­IN KULTUROR, KINA SHQETËSOHE­T PËR NDALIMIN E FILMAVE SHQIPTARË

-

“Filmat nga Shqipëria ishin një dritare mbi botën për miliona kinezëve kur vendi ballkanik ishte një prej miqve të Kinës. Ironikisht, ndërsa sot kinezët mund t’i shikojnë ata lirisht, Shqipëria hap një debat për ndalimin e tyre”. Kështu nis artikulli mbi debatin për filmat shqiptarë në Kinë, në “South China Morning Post”, ku lajmi është në gjuhën angleze. Debati i hapur në “GSH” në muajin dhjetor ka njohur audiencë kombëtare dhe ndërkombët­are duke marrë vëmendjen e mediave deri te ‘ BBC’. Artikulli në median kineze thotë se, “nostalgjia për Revolucion­in Kulturor është manifestua­r në Kinë në mënyra të ndryshme, nga grumbullim­i i relikeve të Maos, tek të kënduarit e këngëve ‘ të kuqe’, e madje te kërkesat për opera revolucion­are. Dhe më pas, ka nga ata që shohin filma shqiptarë online”. Gjatë një periudhe kur Kina mbështeste regjimin stalinist të vendit të Evropës Lindore si një aleat besnik kundër një sfondi të gjerë imperialis­tësh perëndimor­ë dhe revizionis­tësh sovjetikë, filma të tillë si “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Horizonte të hapura” dhe “Njësiti gueril”, ishin dritare për botën. “South China Morning Post”, shkruan se aktorja e njohur kineze Joan Chen, për shembull, atë kohë adoleshent­e e shihte si “zgjim seksual”, filmin e vitit 1967 - “Ngadhënjim mbi vdekjen” - pjesërisht prej romancës në kohë lufte të protagonis­tëve, por edhe për shkak të rrobave që ata kishin veshur. Clarence Sui shkruan se kur ka takuar regjisorin e njohur të filmave shqiptarë Pirro Milkani, në Shqipëri dy vjet më parë, ai me krenari i kish thënë se “miliona e miliona” i kanë shikuar filmat e tij në Kinë. Madje, ajo shënon se të rinjtë shqiptarë ishin të befasuar kur ajo u ka shpjeguar se sa ndikim ka pasur kinemaja shqiptare mbi popullsinë kineze dhe se si arkivat kombëtare filmike Kinës mbajnë kopje të këtyre filmave. “Shqiptarët u habitën më shumë kur mësuan se si filmat shqiptarë me titra në gjuhën kineze janë përhapur”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania