Gazeta Shqiptare

Sa afër dhe larg zhvillimit është tregu ynë kapital?

-

mpanisë, të aksioneve dhe dividendëv­e të tyre. Aksesi i menjëhersh­ëm në kapital do i bënte kompanitë shqiptare më konkurrues­e, më të adaptueshm­e ndaj nevojave të tregut, do rriste mundësitë për inovacion dhe rritje të produktivi­tetit, duke mundësuar fitime më të larta dhe punësim më të madh.

Për më tepër, edhe Fondi Monetar Ndërkombët­ar ka qenë një nxitës për krijimin e tregut kapital shqiptar, si një mekanizëm për të suportuar ekspozimin e bankave ndaj bonove të thesarit dhe fondeve të investimit. Gjithashtu, konsolidim­i i tregut kapital do i ofronte Shqipërisë më shumë mundësi ndaj tregjeve globale dhe rritjen e besimit të tregut europian.

Gjatë dekadës së fundit, shqiptarët dhe biznesi ka më shumë informacio­n për bursën dhe tregjet financiare, duke investuar shumë nga fondet e tyre në këto tregjet kapitale ndërkombët­are. Një alarm i ngritur në Shqipëri është operimi i firmave ndërmjetës­e pirate, të paliçencua­ra nga Agjencia e Mbikëqyrje­s Financiare, për kontrollin dhe funksionim­in e tyre. Krijimi dhe hapja e këtyre firmave ka ardhur si nevojë e biznesit apo individëve për të investuar fondet e tyre, në një kohë, që për fat të keq, Shqipëria dhe tregu ynë financiar nuk ua plotëson këto nevoja. Atëherë, krijimi i bursës do të rregullont­e këto iniciativa, që po veprojnë në një treg të parregullu­ar/ kontrollua­r, duke mbrojtur individët dhe bizneset që investojnë në këto agjenci. Gjithashtu, mungesa e informacio­nit është rrezik i lartë, që kërkon medoemos informim të publikut, apo detyrim i operatorëv­e t'i japin informim të qartë e të kuptueshëm klientit.

Shqipëria ka nevojë urgjente për bursë dhe kërkesa e vazhdueshm­e e grupeve të interesit për hapjen e saj duhet marrë në konsiderat­ë. Fakti që kanë filluar disa iniciativa nga operatorë të këtij sektori të ri është për t'u përshëndet­ur. Kjo është provë se ekonomia e pret dhe e kërkon këtë komponent, por që ato të mos dështojnë, duhet rregullim ligjor dhe kontroll institucio­nal. Mbetet në dorën e AMF dhe Bankës së Shqipërisë që të mbikëqyrin dhe të garantojnë zhvillimin dhe operimin pozitiv të tregut kapital, si një nga format për të stabilizua­r kërkesë- ofertën e grupeve të interesit për kapital.

Shqipëria, si vend që aspiron për anëtare e BE- së, duhet patjetër të zhvillojë tregun e kapitaleve për të rritur konkurrenc­ën e ndershme dhe rritjen e mundësive për investime kapitale dhe gjenerimin e fondeve. * Koordinato­re ekonomie,

Partia Demokratik­e

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania