Gazeta Shqiptare

Me Kombëtaren, nga Palermo në Elbasan

-

din e tretë në grup. Do të ishte një vazhdimësi logjike pas shkuarjes në Europianin e Francës. Po edhe po nuk e arritëm vendin e tretë, sport është. Sporti i njeh edhe fitoret, edhe humbjet.

Të mos e bëjmë dramë dhe tragjedi humbjen e Palermos. Që kur u hodh shorti i këtyre elimi- natoreve, Spanja dhe Italia ishin dy favoritët kryesorë të grupit tonë. Dhe të imagjinosh që njëra nga të dyja do të shkojë në playoff. Deri tani kemi gabuar vetëm në një ndeshje, atë kundër Izraelit në Tiranë. Kemi të gjitha mundësitë për ta rikuperuar këtë humbje më 11 qershor në Izrael. Katër ditë pas Palermos humbëm një ndeshje miqësore në Elbasan. Numri i humbjeve radhazi shkoi në katër. Të gjithë nxorëm pushkët dhe topat për të shënjestru­ar vetëm një person: trajnerin Xhani De Biazi. Jemi shumë të çuditshëm. Po bëre mirë, të çojmë në qiell. Po bëre keq, të zhysim thellë në tokë. De Biazi është po ai i vitit të kaluar. Ai që së bashku me Dukën, Tramexanin dhe brezin e mrekullues­hëm të futbollist­ëve që na qëlluan, të gjithë së bashku na çuan në Francë. Na hapën dhe na shtuan oreksin. Tani, të mos sillemi sikur Shqipëria të ishte Gjermani, Itali, Angli, Spanjë apo Holandë. Shqipëria është Shqipëri. Një vend i vogël, me mundësi të vogla. Me mundësi shumë më të mëdha për të shkuar në një Europian se sa në një Botëror. Holanda nuk ishte në Europian. Tani gjasat më të mëdha janë që nuk do të jetë as në Rusi. Bosnja na mundi të martën në Elbasan, por në Francë nuk ishte ama. Pra, gjithçka është relative. Brazili u turpërua në gjysmëfina­len e Botërorit 2014. U turpërua brenda në shtëpi në humbjen 1- 7 me Gjermaninë. Dhe brazilianë­t nuk bënë kështu siç po bëjmë ne këto ditë me kryqëzatat tona. Më ngadalë njerëz! Këto janë mundësitë tona.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania