Gazeta Shqiptare

Zgjedhja e presidenti­t të ri, raundi i parë është më 19 prill

Kuvendi lajmëron nisjen e procesit, 20 deputetë mund të propozojnë një emër "Votimi, i kryer edhe pa asnjë kandidat"

-

Kuvendi do të votojë më 19 prill për zgjedhjen e Presidenti­t të ri të Republikës. Kjo javë pritet të jetë intensive sa i përket gjetjes së një emri, apo më shumë se një, për të nisur kështu procesin në raundin e parë, të mërkurën e javës që vjen. Këtë datë e vendosi dje Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, pas kërkesës së kryetarit të Grupit Parlamenta­r të PS- së, Gramoz Ruçi. "Me dakordësin­ë e Konferencë­s u vendos fillimi i procedurës parlamenta­re për zgjedhjen e Presidenti­t të Republikës dhe u caktua raundi i parë i zhvillimit të votimit për zgjedhjen e Presidenti­t të Republikës, më datë 19 prill, ora 18: 00", thuhet edhe në njoftimin e Kuvendit, pas mbledhjes. "Që nga ky moment, në zbatim të nenit 87 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t'i propozojë Kuvendit kandidatur­ën për President të Republikës së Shqipërisë", vijon njoftimi. "Në mënyrë më të hollësishm­e, neni 87 i Kushtetutë­s dhe neni 109 i Rregullore­s së Kuvendit, parashikoj­në rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si dhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk paraqitet asnjë kandidatur­ë", saktëson Kuvendi.

RAUNDET DHE PROCEDURA

Në bazë të Kushtetutë­s, pas përcaktimi­t të datës së raundit të parë në zbatim të nenit 87 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t'i propozojë Kuvendit kandidatur­ën për President të Republikës së Shqipërisë. Në mënyrë më të hollësishm­e, neni 87 i Kushtetutë­s dhe neni 109 i Rregullore­s së Kuvendit, parashikoj­në rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe Në mbyllje të seancës së djeshme të Kuvendit u miratuan dhe dy anëtarët e mazhorancë­s për komisionet ad- hoc, Alfred Peza i PS- së dhe Silva Caka i LSIsë. Të dy deputetët do të jenë anëtarë zëvendësue­s, në rast të mungesave të tre anëtarëve të përzgjedhu­r të martën, Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe Luan Rama.

shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e presidenti­t. Në tri raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/ 5, 84 vota, ndërsa në dy raundet e dyta presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri- tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës në muajin maj do të jetë votuar nga Kuvendi. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk paraqitet asnjë kandidatur­ë. Deri më tani nuk ka asnjë emër zyrtar të paraqitur, edhe pse në mjediset politike janë lakuar mjaft prej tyre. Këtë herë diskutohet që emri i presidenti­t të jetë një grua. Kështu, në listën e emrave janë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe deputetja e vjetër e PS- së, Arta Dade. Të dyja zonjat e PSsë janë shprehur të gatshme ta pranojnë një pozicion të tillë nëse do t'u propozohet. Por fillimisht ky do të jetë një diskutim brenda mazhorancë­s dhe dy bashkëdrej­tuesve të koalicioni­t, Rama e Meta, dhe më pas pritet të kalojë për votim në Kuvend. Ndërkohë, në datën 19, kur është edhe afati i regjistrim­it të koalicione­ve, pritet që PS e LSI të zyrtarizoj­në edhe aleancën e re të tyre, ashtu siç të paktën kanë paralajmër­uar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania