Gazeta Shqiptare

Balla kërkon shpjegime nga Dervishaj, ndërhyn Meta: Merr fjalën

"Rruga Tiranë- Elbasan mbaron më 31 tetor"

-

Kryetari

i Kuvendit, Ilir Meta i tërhoqi vëmendjen min istrit të Transporte­ve dhe ministrave të tjerë se ata duhet të jenë prezentë në seancë kur shqyrtohen çështje me rëndësi. Ndërhyrja e Metës ndodhi pas fjalës së deputetit të PS- së Taulant Balla, i cili kërkoi shpjegime nga Ministria e Transporte­ve për shtesën e fondit që kërkohet për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan. "Ministri duhej të ishte këtu për të dhënë sqarime ( Dervishaj ngre dorën, ndërkohë ka ardhur në seancë), por edhe ministrat e tjerë i ftoj të jenë të pranishëm në Kuvend kur diskutohen çështje sensitive", - u shpreh Meta. Ministri i Transporte­ve argumentoi kërkesën që u kontestua nga PS- ja, për shtim fondi 35 milionë dollarë për përfundimi­n e rrugës Tiranë- Elbasan. "Ka ndodhur një aksident që ka shkaktuar kosto shtesë. Nuk ishte bërë studim i plotë gjeologjik. Zona e Ibës njihet për rrëshqitje dherash. Ka pasur nxitim për ta përfunduar atë sa më shpejt gjatë qeverisjes së kaluar", - deklaroi Dervishaj në seancë. Në fjalën e tij, deputeti i PS- së, Taulant Balla tha: "Këto janë rrugë të cilat u nisën me qëllim për fitime elektorale, dhe detyra jonë, e Ministrisë së Transporte­ve, e qeverisë sonë ka qenë që me rrugët e nisura të vazhdohej". "Po ashtu, si deputet i Elbasanit do doja t'i kërkoja Ministrisë së Transporte­ve, zotit Dervishi, që ne duhet urgjentish­t t'i japim një zgjidhje kërkesës së banorëve të zonave përmes të cilave kalon rruga", - tha Balla, që njoftoi se kjo rrugë do të mbarojë më 31 tetor. Zona e Gracenit është një zonë së cilës i janë dëmtuar tërësisht kanalet vaditëse, rrugët lidhëse, të cilat kanë nevojë për një zgjidhje të menjëhersh­me.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania