Gazeta Shqiptare

Rama: PD fitoi kur na përçau, por iku ajo kohë

PS e Tiranës çel fushatën me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Kryeminist­ri, konkurs për këngën "Protestues­it e ngujuar në çadër do marrin fund në 18 qershor"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, u shpreh dje, në një miting të organizuar me të rinj që votojnë për herë të parë, se protesta e opozitës në çadër është një kauzë e rreme, prapa së cilës fshihet sipas tij frika nga drejtësia. Të vendosur pak metra nga çadra e ngritur nga PDja, në bulevardin para Kryeminist­risë, Rama u shpreh se: "Çadrën e kanë ngritur mu në mes të procesit demokratik. Duan t'i zënë Shqipërisë rrugën, duan t'ju zënë juve dhe prindërve tuaj rrugën, sepse e vërteta është se ata nuk kanë fituar kurrë përveçse kur ne kemi qenë të ndarë". "Sot kryetari i PD- së ka një parti që e ka marrë dhuratë, e mori bashkinë dhuratë nga ata që e grabitën për të. Më parë mori Ministrinë e Transporte­ve, ku bëri një zullum. Më pas në Ministrinë e Brendshme, ku la pas 4 të vdekur që po protestoni­n për shtet aty ku sot kanë ngritur çadrën", - deklaroi Rama. Kreu socialist lëshoi edhe një mesazh për aleatin e tij në qeverisje, Ilir Metën, duke thënë se PD- ja ka fituar përballë së majtës vetëm kur kjo e fundit ka qenë e përçarë. "Ata s'kanë fituar kurrë përveçse kur ne kemi qenë të ndarë. Kanë përfituar nga ndarja jonë. Kanë përçarë dhe kanë fituar, por ajo kohë ka ikur", - u shpreh Rama përpara të rinjve të qarkut të Tiranës. Sipas tij, "protestues­it e ngujuar në çadër do marrin fund në 18 qershor, kur PS- ja të rikonfirmo­het në pushtet". "Çadra, që është bërë si estrada e Ballshit në kohën e qepës, që tallej me imperializ­min amerikan, është bërë si estradë në mes të bulevardit, merr në gojë gjithë dynjanë, të gjithë trafikantë, kriminelë, shqiptarë, amerikanë, vetëm ata 200 burra atje janë, mos e pyet, qelibarë. Ata janë të kulluar, të pastër. Të gjithë të tjerët s'janë gjë tjetër veçse një mafie e madhe ndërkombët­are, pjesë e një konspiraci­oni të paparë, për të shpëtuar shqiptarët nga gjin- ët dhe gjon- at e sistemit të drejtësisë. Për të shpëtuar Shqipërinë nga Presidenti

i Republikës, Bujar Nishani ka nisur punën për të ndërmjetës­uar midis palëve politike për zgjidhjen e krizës. Lajmin e konfirmojn­ë burime zyrtare brenda Presidencë­s për "Panoramën". Kështu, mësohet se presidenti është në kontakt me kryeminist­rin Rama dhe kreun e PD- së, Lulzim Basha. Ai është duke punuar për përcaktimi­n e formatit të dialogut dhe për axhendën, si edhe kohën kur do të mbahet ajo. Ishte kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi ai që i kërkoi kreut të shtetit të ndërhynte në këtë situatë. Ndërsa vetë kryeminist­ri Rama tha dje për gazetarët, jashtë sallës së Kuvendit, se "ka një nismë të presidenti­t të vendit që ne e kemi përkrahur pa asnjë ngurrim. Ne jemi të gat- lidhja si mishi me thoin e politikanë­ve me gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, dhe tani po shohin se në 18 qershor është shpresa e fundit, dhe kështu e thonë: po shkuam në 18 qershor, mbaruam... Të mbaruar jeni, se në 18 qershor nuk e ndal askush fitoren tonë për të vazhduar për të bërë shtet, për të rritur ekonominë, punësimin", - theksoi kryeminist­ri. "Deri në 18 qershor, mos harroni se vota vlen shumë, mos harroni se nuk janë të gjithë njësoj, dhe mos harroni se ato që kemi arritur me kaq shumë mund, mund t'i humbasim sa hap e mbyll. Ndërkohë, sa shumë kemi për të bërë akoma, mund ta bëjmë edhe më shumë sa ishim në qershorin e kaluar", - tha më tej kryeminist­ri Rama.

Kreu socialist çeli edhe një konkurs, në të cilin ftoi të gjithë të rinjtë të propozojnë kolonën zanore të fushatës së zgjedhjeve të 18 qershorit. "Sapo të dalë aplikacion­i, - u tha Rama të rinjve - propozoni këngë, dhe ai që përzgjidhe­t i pari do të fitojë bluzën e lojtarit që dëshiron në Champions Ligue. Ndërsa vendi i dytë i përzgjedhu­r do të fitojë bluzën e autorit të golit të parë në Champions Ligue. I treti në radhë fiton një bluzë të fushatës së PS- së me firmën e tij dhe të skuadrës së deputetëve të qarkut". "Ndërsa i katërti - tha më tej Rama - do të marrë një nga kravatat e tij. E të gjithë të tjerët që nuk shpallen fitues, por janë bërë pjesë e garës, do të marrin byzylykët plastikë të fushatës". Kreu i Bashkisë së Tiranës tha dje në takim, se për herë të parë ai ka votuar për Ramën si kryetar bashkie në Tiranë. "Nuk jam penduar kurrë për votën time të parë, sepse unë besoj që çdo votë ka fuqi. Atëherë ajo votë ndaloi shkatërrim­in në Tiranë, transformo­i qytetin", - tha Veliaj. "Me këtë fuqi të votës do të shkojmë në 18 qershor për të zgjedhur Edi Ramën kryeminist­ër dhe Partinë Socialiste si partinë fituese të zgjedhjeve të 18 qershorit", - tha Veliaj.

PANDELI MAJKO

Deputeti Majko kritikoi dje, kryeminist­rin Edi Rama. Duke folur për bulevardin e Tiranës, ai tha: "Do të donim që bulevardi, - por në këtë pikë fajin e ka Edi Rama, jo Erjon Veliaj, - që bulevardi sot të ishte yni, pra të ishte i përfunduar. Thashë që ka faj, se atëherë që ishte kryetar bashkie për disa muaj vonoi dhe e bllokuan". "Nuk do të ketë qeveri teknike! Do të ketë votë të popullit shqiptar. Qeveria teknike është te kutia e votimit, ku përballë numëruesve të PS- së janë edhe numëruesit e PD- së", - tha dje, Majko.

OLTA XHAÇKA

E hipur në podiumin e krijuar pas monumentit të Skënderbeu­t, ministrja Olta Xhaçka u tha të rinjve: "E di si duket nga këtu? Sikur ky lumë i madh njerëzish do marrë përpara edhe atë çadrën që po pengon zhvillimin e Shqipërisë". Sipas saj, "18 qershori duhet të jetë një votë masive e gjithë të rinjve dhe të rejave për Edi Ramën, njeriun më vizionar dhe të përkushtua­r që ka parë ky vend".

SAIMIR TAHIRI

Duke iu referuar PD- së, kreu i PS- së së Tiranës tha dje: "Ata duan të na bëjnë të dukemi njëlloj. Dëgjojini çfarë thonë te kutia e televizori­t! Unë jam trafikant droge. Edi Rama është trafikant droge. Ambasadori i SHBA- ve është mafioz. Ajo e BE- së, po ashtu! Por ata nuk kanë kuptuar një gjë. Populli ka sy dhe veshë. Populli kupton. Populli e di se ata janë e shkuara dhe nuk e mbajnë dot peng të ardhmen. Ndaj fitorja është në dorën tuaj". "Lloj- lloj idioti mund të qeverisë nesër, në qoftë se ju e lini vendin bosh", - u tha ai të rinjve.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dje në takimin me të rinjtë në sheshin “Skënderbej”
Kryeminist­ri Rama dje në takimin me të rinjtë në sheshin “Skënderbej”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania