Gazeta Shqiptare

Basha: Rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari

Kërcënohet kreu i PD- së, takimi urgjent i kreut të SHISH me Nishanin, Ramën e Xhafajn Garda: Pse u shtuan masat e sigurisë për kreun e PD

- Valentina Madani

Brenda dy vitesh kërcënohet me jetë për herë të dytë kreu i opozitës, Lulzim Basha, duke vënë në alarm institucio­net shtetërore. Ditët e fundit është vënë re një shtim i efektivëve të Gardës, që merren me ruajtjen fizike të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Shtimi i befasishëm i eskortës së kreut të opozitës hodhi dyshime mbi faktin nëse kishim të bënim me një kërcënim ndaj Lulzim Bashës. Sipas "Balkanweb" Garda e Republikës ka sqaruar se këto masa janë normale dhe të parashikua­ra në ligj në nisje të çdo fushate elektorale. Duke e konsiderua­r regjistrim­in e partive politike në KQZ si hapin e parë të çeljes së fushatës, Garda ka shtuar masat e sigurisë ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare, pavarësish­t se PD nuk është regjistrua­r në zgjedhje. Në ligj nuk është parashikua­r se sa duhet të jetë numri i gardistëve që i shtohen eskortës, pasi kjo vendoset në varësi të situatës dhe tensioneve të krijuara. Mësohet se mbrojtja ndaj kreut të opozitës shtohet edhe në rast tensionesh apo një sinjali, qoftë ky mediatik që prek kreun e opozitës, por në këto raste shtimi i masave është i përkohshëm. Po dje, gazetari Blendi Fevziu në një analizë të tij shkruan se ky lajm është i vërtetë dhe pretendon se shtimi i masave të sigurisë së Bashës ka ndodhur për shkak se shërbimet e spe- cializuara të sigurisë kanë marrë informacio­ne se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohe­j një atentat për eliminimin e tij fizik. Sipas tij, për këtë ka pasur edhe një takim urgjent të kreut të SHISH me Nishanin, Ramën e Xhafajn. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha foli mbrëmë nga çadra për një atentat të mundshëm ndaj tij, duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë. Mes akuzave të shumta ndaj qeverisë, ai ka theksuar se "rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari", ndaj i bën thirrje që të luftojnë për lirinë thelbësore të demokracis­ë dhe votës. Më tej Basha tha se është qeverisja e Ramës, e kapur pas krimit dhe drogës që po e largon Shqipërinë nga BE. "Rreziku jetik i kanoset "Rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24- orëshe jemi të pafrikësua­r nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët, të paaftët, të korruptuar­it, të paarsimuar­it", tha z. Basha. Më 9 janar 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda filloi hetimet në lidhje me kallëzimin e bërë nga deputetja Ademi, referuar nenit 109/ b të Kodit Penal, që bën fjalë për shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës, për të kryer apo mos kryer një veprim të caktuar. çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24- orëshe jemi të pafrikësua­r nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët, të paaftët të korruptuar­it, të paarsimuar­it. Rama në çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar Shqipërinë nga Europa. Nëse e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, do bëhet më zi", tha kreu i

demokratëv­e. Po dje kreu i opozitës gjatë bashkëbise­dimit me qytetarët u shpreh se ka marrë informacio­ne nga policia që 30 kilometra larg Tiranës është një magazinë e mbushur me drogë. Sipas Bashës, magazina ndodhet në zonën e Manzës në Shijak, brenda së cilës ka 100 tonë kanabis sativa. "Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të Policisë së Shtetit, që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E dinë të gjithë se në Manzë, 30 km nga këtu ka një magazinë me 100 tonë drogë", tha kreu i

demokratëv­e. Lulzim Basha akuzoi gjithashtu kryeminist­rin Edi Rama se ka futur në Parlament dhe në bashki deputetë e zyrtarë me të kaluar kriminale. "Njeriu që sot ka guximin të dalë para të rinjve ka sjellë në Parlament deputetë e kryetarë, ata që kanë shitur bijat e shqiptarëv­e në rrugët e Europës. PD ka lindur si partia perëndimor­e e shqiptarëv­e, si partia e vokacionit evropian. Ku e gjejnë guximin bijtë e stanilistë­ve shqiptarë të akuzojnë PD si një parti antiperënd­imore", theksoi kreu i PD- së, Lulzim Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha
Kreu i PD- së Lulzim Basha
 ??  ??
 ??  ?? Kreu i OSBE- së
Kreu i OSBE- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania