Gazeta Shqiptare

OSBE kërkon 330 vëzhgues për zgjedhje

Raporti: Situata politike, shqetësues­e

-

OSBE/

ODIHR- i do t'u kërkojë shteteve pjesëmarrë­se të OSBE- së të dërgojnë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurt­ër për të vëzhguar zgjedhjet e 18 qershorit për Kuvendin e Shqipërisë. Në raportin e Misionit të OSBE/ ODIHR- it për Vlerësimin e Nevojave, të botuar sot nënvizohet shqetësimi për situatën aktuale politike dhe mungesën e dialogut që mund të dëmtojë zhvillimin e zgjedhjeve. "Që prej shkurtit PD ka bojkotuar parlamenti­n dhe po udhëheq një protestë të qëndrueshm­e publike, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike, që do të krijojë kushtet për zgjedhje të besueshme. Qeveria nuk ka pranuar këto kërkesa dhe kritikon opozitën për bllokim të padrejtë të reformave të nevojshme. Shumë bashkëbise­dues të OSBE/ ODIHR shprehin shqetësim lidhur me situatën politike dhe mungesën e dialogut që mund të dëmtojë zhvillimin e zgjedhjeve" thuhet në raport. Korniza ligjore për zgjedhjet është përmirësua­r ndjeshëm në 2012, përpara zgjedhjeve të mëparshme. Një proces i ri i reformës zgjedhore nisi në vitin 2015, por për shkak të mungesës së konsensusi­t politik, mes dy partive më të mëdha, pjesa më e madhe e rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR nuk janë adresuar", vijon rapor- ti. Raporti vë në dukje edhe ndikim të parave të paligjshme. "Zyrtarisht fushata nis 30 ditë përpara ditës së zgjedhjeve. Por, ndërsa partitë politike nuk kanë shprehur shqetësim lidhur me mundësinë e një fushatë të lirë, shumë paralajmër­ojmë presion të mundshëm ndaj votuesve, blerje të votës, keqpërdori­m të burimeve shtetërore dhe ndikim të parave të paligjshme nga grupet e organizuar­a kriminale".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania