Gazeta Shqiptare

Basha me krerët e degëve, porosia për protestën e 7 majit

-

Opozita ankohet zyr tarisht kundër një diplomati të Bashkimit Europian, i cili sipas krerëve të partive aleate të PD- së, tentoi të përçajë të djathtë pak ditë më parë. Letra dërguar edhe ministres së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, është firmosur nga të gjithë kryetarët e partive opozitare parlamenta­re. Kreu i PD- së, Lulzim Basha mblodhi dje aleatët, nga ku u ra dakord për t'i dërguar një letër- ankesë Komisionit Europian për zyrtarin Eduard Auer. Mësohet se në mbledhjen e PD- së me aleatët është diskutuar shqetësimi që ky zyrtar u ka kërkuar partive të vogla opozitare të hyjnë në zgjidhje pa PD- në. Eduard Auer është shefi i divizionit për zgjerim në Parlamenti­n Europian. Po dje nga çadra e protestës, ish- kryeminist­ri Sali Berisha pretendoi se një zyrtar nga Brukseli erdhi në Tiranë si misionar për të blerë mandate për llogari të Ramës. Berisha nuk përmendi emër, por deklaroi se ky zyrtar takoi partitë aleate të PD- së duke u kërkuar atyre të hyjnë në zgjedhje. Sipas ish- kryeminist­rit Sali Berisha, misioni i diplomatit europian nuk është një porosi zyrtare e Brukselit. "Erdhi me misionin që të shkatërroj­ë opozitën, erdhi të ndërtojë opozitën e emëruar sipas Edi Ramës. Ti erdhe këtu ose si anëtar i klubit 4.700 euro metri katror, ose si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës", - theksoi z. Berisha. Njësoj si në letrën e partive opozitare, Berisha i kërkoi Komisionit Europian shkarkimin e tij dhe të çdo përfaqësue­si të korruptuar. "Këtu para 5- 6 ditësh erdhi një misionar, erdhi dhe mblodhi parti të tjera të opozitës. Ta kishte dërguar Kominteri i Josif Stalinit, ndryshe nuk mund t'u fliste. Çfarë u tha drejtori që erdhi nga Brukseli kryetarëve të partive opozitare?! U tha; tani lëreni PDnë dhe Lulzim Bashën të kalben në çadër, por futuni merrni ato mandate se ju erdhi radha. Erdhi me misionin të shkatërroj­ë opozitën, erdhi të ndërtojë opozitën sipas Edi Ramës. Dy gjëra do t'i them atij: Sigurisht, ti nuk erdhe nga Kominterni, sepse Kominteri ka dekada që ka përfunduar në koshin e historisë. I sigurt jam se nuk more porosinë nga Komisioni i BE- së, sepse ky është institucio­n që ndërtohet mbi ligje demokratik­e, por ti erdhe ose si anëtar i klubit 4700 euro metri katror, ose si Kryetari

i PD- së, Lul zim Basha takoi dje në selinë e PD- së krerët dhe sekretarët e degëve të PD- së, për përgatitje­n e protestës kombëtare të 7 majit në Kavajë. "Impenjim i gjithë degëve, mobilizim i demokratëv­e dhe i qytetarëve", ka qenë mesazhi që ka dhënë Basha në lidhje me përgatitje­n e kësaj proteste të madhe popullore. Pak ditë më parë, në një mbledhje me aleatët, opozita vendosi që në datën 7 maj, në ditën e zgjedhjeve në Kavajë, të organizojë një protestë të madhe popullore. "Na prin shqiponja, na prit o popull. Po vijmë ne për shpëtim". Në këtë mënyrë PD- ja motivon opozitarët për protestën e 7 majit në Kavajë. Kreu i FRPD- së së Kavajës, Kariqi postoi në "Facebook" një video me fotot e aktivitete­ve të PD- së, shoqëruar me himnin e korpusit rinor "Azem Hajdari".

anëtar i klubit të kanabisit të Tiranës", - deklaroi z. Berisha. "Por, - shtoi ai, - në misionin tënd të turpshëm je treguar i pamend, sepse ata burra që takove atë ditë, përfaqësue­s të partive aleate, i kanë këtu aleatët prej 56 ditësh". "Dëgjo tani, se edhe emrin nuk ta di: Nëse ata nuk do kishin ardhur në këtë

çadër me vullnetin e tyre të lirë, Edi Rama do t'u kishte bërë atyre çdo shpërblim, nëse ata nuk do ishin në çadër, Edi Rama do të ishte i gatshëm t'i falte nga një magazinë si ajo e Përmetit me drogë. Na kujtove ato kohërat e Perandoris­ë Osmane, kur sulltani para se të dërgonte ushtritë dërgonte qeset me para; erdhe këtu të blesh mandate për llogari të Ramës, turpi të mbuloftë! Thirrja ime për KE: largojeni këtë njeri nga Komisioni, largoni njerëzit e korruptuar nga Komisioni. Ky është

një akt i turpshëm dhe nuk i bën nder as Komisionit dhe as vendit nga i cili ka ardhur", - deklaroi z. Berisha. Ish- kryeminist­ri deklaroi më tej, se Edi Rama nuk jep dorëheqjen pasi është peng i krimit. Berisha tha se ekzistojnë dhjetëra regjistrim­e video ku Rama u kërkon bandave paratë e krimit. "Të mos kenë iluzione, krimet e kryera këtë nuk e lënë, nuk e lënë të japë dorëheqje, nuk e lënë bandat e krimit sepse ata kanë të regjistrua­r duke u kërkuar atyre paratë e krimit", - theksoi z. Berisha.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëv­e që të frymëzuar nga çadra e protestës, të përgatiten që këtë betejë ta kalojnë në një stad tjetër për largimin e Ramës, por pa specifikua­r cilat janë mjetet që do përdoren. "Të shporrim, të qërojmë Edi Ramën, organizatë­n e tij kriminale, qeverinë", - u shpreh z. Berisha. Ish- kryeminist­ri Berisha, komentoi dhe ironinë e kryeminist­rit se "çadra e protestës ngjan me mbishkrimi­n ' tokë e xanun'", duke e kërcënuar se protestues­it mund ta flakin atë në Lanë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania