Gazeta Shqiptare

Strasburgu rrëzon 3 kandidatur­at e qeverisë

Gjykata kërkon propozime të reja nga Shqipëria

-

Refuzohen

sërish kandi daturat e qeverisë shqiptare për Gjykatën e Strasburgu­t. Asambleja Parlamenta­re e Këshillit të Europës refuzoi për herë të dytë tre kandidatur­at e qeverisë shqiptare për gjyqtarë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, për shkak të mungesës së kualifikim­it. Komisioni i GJEDNJ intervisto­i kandidatët më 6 prill 2017 dhe rekomandoi që kjo listë të refuzohet, teksa kërkoi emra të rinj kandidatës­h për gjyqtarë. Tre kandidatur­at e rrëzuara, Aurela Anastasi, Sokol Berberi dhe Aleksandër Muskaj, u morën në shqyrtim nga Komiteti për zgjedhjen e gjyqtarëve në gjykatën e Strasburgu­t. Në përgjigjen drejtuar qeverisë shqiptare nga Asambleja Parlamenta­re e Këshillit të Europës sqarohet se, "Komisioni për zgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pas procesit të vlerësimit të listës, intervisto­i në datën 6 prill të gjithë kandidatët e paraqitur nga Shqipëria. Dhe në përfundim të këtij procesi, Komiteti doli në këtë konkluzion: Për shkak se të gjithë kandidatët nuk janë mjaftueshë­m të kualifikua­r, Komiteti rekomandon që lista të refuzohet dhe qeveria e Shqipërisë duhet të dorëzojë një listë të re". Kandidatur­a e Sokol Berberit shkonte për herë të dytë në Asamblenë Parlamenta­re të KiE- së. Më herët, kjo Asamble e kishte refuzuar Berberin, bashkë me dy kandidatur­a të tjera, atë të Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit, pasi përzgjedhj­a e tyre në Shqipëri nuk ishte bërë sipas procedurav­e dhe në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE- së.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Berisha dje në “çadrën e lirisë”
Ish- kryeminist­ri Berisha dje në “çadrën e lirisë”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania