Gazeta Shqiptare

S'marrin legalizimi­n, qeveria: Në banesa sociale

Projektlig­ji përfshin ndërtimet që preken nga investimet dhe nuk kualifikoh­en nga ALUZINI Familjet do të njoftohen 30 ditë para zhvendosje­s

- Ornela Manjani

Pronarët e shtëpive që janë në proces legaliz imi, por nuk mund të kualifikoh­en nga ALUIZNI do të sistemohen në ndërtesa sociale. Bëhet fjalë për ato ndërtime, shtëpi banimi, që preken nga investimet publike ose private. Familjet nuk do të lëvizen nga shtëpitë e tyre pa iu siguruar strehimi dhe do të njoftohen 30 ditë para zhvendosje­s në ambientin e ri. Detajet janë përcaktuar në projektlig­jin e ri për strehimin social, i cili është miratuar dje në mbledhjen e qeverisë. "Vendndodhj­en dhe profilin e familjeve që jetojnë në banesa, që nuk mund të legalizohe­n dhe që preken nga investime publike ose private, sipas planeve rregullues­e", - thuhet në projektlig­j .

PROCEDURAT E ZHVENDOSJE­S

Sipas draftit, njësia e vetëqeveri­sjes vendore në bashkëpuni­m me ministrinë që realizon investimin publik dhe ministrinë përgjegjës­e për zhvillimin urban, ushtron kompetenca­t për të lehtësuar zhvendosje­n e individëve/ familjeve dhe për të siguruar strehim alternativ të përshtatsh­ëm. "Në rast se qëndrimi në një vendbanim, ose strehim bëhet i pamundur për shkak të investimev­e me interes publik, prishje të objektit për shkak të përjashtim­it nga procesi i legalizimi­t ose raste të tjera të përcaktuar në këtë ligj apo ligje të tjera, njësia e vetëqeveri­sjes vendore nxjerr aktin administra­tiv për zhvendosje­n nga banesa, njofton individin/ familjen 30 ditë para zhvendosje­s, nuk kryen prishjen e objekteve pa siguruar sistemimin me strehim të përshtatsh­ëm të individëve/ familjeve që zhvendosen dhe nuk përfitojnë shpronësim", - thuhet në draft. Sipas projektlig­jit në çdo rast, individët/ familjet që preken nga vendimi kanë të drejtë të kundërshto­jnë zhvendosje­n e tyre në Gjykatën Administra­tive. Nëse është e nevojshme, atyre u ofrohet ndihmë juridike nga institucio­net shtetërore. Procedurat e zhvendosje­s dhe bashkëpuni­mi ndërinstit­ucional përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përparësi në përfitimin nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin kanë familjet/ individët e pastrehë, të cilët në zonën përkatëse e kanë siguruar strehimin në: a) ndërtime të palegalizu­ara, që nuk mund të legalizohe­n; b) zonat e vjetra industrial­e, jofunksion­ale, të zëna nga individë të pastrehë, pa autorizime përkatëse për strehim. Kriteret për përfituesi­t nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin, mënyra e sigurimit të strehimit të

RREGULLA TË PËRGJITHSH­ME PËR APLIKIMIN NË PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT

Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore të vendbanimi­t/ vendqëndri­mit të aplikantit. tyre gjatë periudhës së ndërtimit, forma e kalimit të pronësisë për kuota të përcaktuar­a për banesa sociale nga ndërtuesit ose pronarët, me qëllim strehimin e përfituesv­e që janë zhvendosur prej tyre përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave.

RELACIONI

Projektlig­ji i ri që do të miratohet në parlament dhe do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare është në Këshillin e Ministrave nga ministri i Zhvillimit Urban. Për hartimin e projektlig­jit grupi i punës u mbështet përveç ekspertëve të UNDP, edhe nga ekspertë të Këshillit të Evropës. Drafti i parë i projektlig­jit për strehim social u është dërguar për mendim 125 subjekteve: ministrive, 61 bashkive të vendit, shoqatave/ organizata­ve që operojnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të grupeve të ndryshme në pozita të pafavorizu­ara, institucio­neve të pavarura, aktiviteti i të cilave ndërthuret ngushtësis­ht me politikat e strehimit dhe të institucio­neve që zbatojnë këto politika, si dhe ekspertëve të fushave të ndryshme. Në përfundim të afatit të pritjes së mendimeve, u përgjigjën Bashkitë Durrës, Fier, Pogradec, Berat, Gjirokastë­r, Pustec, Mallakastë­r, Finiq, Tepelenë, Shijak, Vau i Dejës. Një pjesë e tyre u shprehën dakord, ndërsa Bashkia Berat, Bashkia Vau i Dejës, Bashkia Durrës, Bashkia Fier bënë disa propozime, të cilat janë marrë parasysh në hartimin e draftit të dytë të projektlig­jit.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania