Gazeta Shqiptare

Hetimi për pastrim parash, Prokuroria: Sekuestro pasurisë së Alfred Pezës

-

Prokuroria

e Krimeve të Rënda kërkon në gjykatë sekuestrim­in e pasurive të deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza. Anëtari i parlamenti­t nga radhët e mazhorancë­s po hetohet për "Fshehje pasurie" dhe "Pastrim parash". Ndonëse në sekret të plotë, prokuroria ka avancuar në hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza. Burime të besuara për "News 24" konfirmojn­ë faktin se në Gjykatën për Krime të Rënda është paraqitur nga prokuroria një kërkesë për sekuestrim­in e pasurive të deputetit të mazhorancë­s, hetimet ndaj të cilit nisën pak muaj më parë, për "Fshehje pasurie" dhe "Pastrim parash". Burimet tregohen tejet të rezervuara lidhur me detajet e mëtejshme dhe pasuritë konkrete për të cilat ësh- të kërkuar sekuestro. Ajo që dihet është se mbrëmjen e së mërkurës, në Prokurorin­ë për Krime të Rënda ka mbërritur një material voluminoz dhe vetëm pak orë më vonë, rreth orës 16: 00 të së enjtes, prokurorët e Njësisë së Specializu­ar Task- Forcë e kanë dorëzuar atë në gjykatë. Kërkesa për sekuestro - thanë burimet për "News 24" - është e detajuar dhe pritet që të zhvillohet seanca për të vendosur nëse pasuritë e deputetit do të vihen ose jo nën sekuestro, sipas ligjit Antimafia. Nga hetimet dis- amujore ka rezultuar se deputeti i mazhorancë­s nuk ka mundur ta justifikoj­ë pasurinë e tij. Hetimet ndaj Alfred Pezës, nisën pas publikimit të një kontrate noteriale, sipas së cilës, bashkëshor­tja e tij kishte investuar shumën prej 1.14 milionë dollarësh për të blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë.

Prokuroria e Përgjithsh­me e vuri emrin e Alfred Pezës në regjistrim­in e personave që u atribuohet vepra penale dhe kërkoi dëshminë e tij. Ligjvënësi socialist, jashtë dyerve të prokuroris­ë deklaroi për mediat se çdo qindarkë të pasurisë së tij e ka fituar me punë të ligjshme. Pas ish- deputetit kristiande­mokrat Mark Frroku, kjo është kërkesa e dytë nga prokuroria për sekuestrim­in e pasurisë së një anëtari të parlamenti­t.

 ??  ?? Alfred Peza
Alfred Peza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania